Kombetarja

Formacioni zyrtar/ Me fantazinë e Bajramit dhe shpejtësinë e Brojës ndaj Izraelit

Gazeta Si – Shqipëria do të luajë ndaj Izraelit me atë formacion që ishte paralajmëruar. Trajneri Reja ka bërë ndryshime në të gjithë repartet. Objektivi i vetëm është fitorja.

Para kapitenit Berisha, në mbrojtje do të luajë Veseli në vend të Kumbullës. Treshja plotësohet me Ismajlin dhe Gjimshitin.

Në mesfushë luan nga minuta e parë Asllani, i cili bashkohet Abrashit dhe Bajramit. Formacioni ndaj Izraelit vazhdon me Hysajn dhe Balliun në krahë, ndërsa në sulm luajnë Broja dhe Uzuni.

Kombetarja para ndeshjes me Hungarine. Gazeta Si, 10 qershor 2022

Kuqezinjtë këtë herë shpresojnë shumë që fantasia e Bajramit dhe shpejtësia e Brojës të japin rezultat. Shqipëria, me ndihmën e tifozëve, ka shanse të mëdha për fitore në “Air Albania”.

Formacionet zyrtare
Shqipëria: Berisha, Gjimshiti, Ismajli, Veseli, Hysaj, Balliu, Asllani, Abrashi, Bajrami, Broja, Uzuni. Trajner: Reja
Izraeli: Marçiano, Dasa, Goldberg, Vitor, Leidner, Peretz, Karzev, Xhaber, Solomon, Abada, Vaisman. Trajner: Hazan


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë