Gazeta Si – Trajneri Reja dhe stafi i tij dhanë sot pasdite udhëzimet e fundit për futbollistët para ndeshjes me Izraelin. Shqetësimi për kuqezinjtë në këtë seancë të fundit ka ardhur nga Sokol Cikalleshi.
Sulmuesi kavajas nuk u stërvit me ekipin, pasi po kalon një gjendje gripale. Sokol Cikalleshi është lojtari me më shumë përvojë në sulmin e Kombëtares dhe skuadra ka nevojë për të.

Stafi mjekësor po e ndjek me kujdes gjendjen e lojtarit, por gjasat janë që ai të mos jetë i gatshëm ndaj Izraelit. Ndeshja luhet në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.
Në seancën e fundit trajneri Reja punoi më shumë në aspektin taktik të ndeshjes. Ai provoi të ndryshme loje për sfidën e nesërme, pa sulmuesin kavajas.
Sokol Cikalleshi luajti titullar në ndeshjen me Islandën pak ditë më parë. Pozitiv është fakti që në dispozicion të trajnerit janë Broja dhe Uzuni, të cilët munguan në Islandë.
Mungesë e sigurt për Shqipërinë në ndeshjen me Izraelin është ajo e mesfushorit Odise Roshi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




