Gazeta Si – Armando Broja dhe Myrto Uzuni ishin dy lojtarët që dolën sot në konferencë shtypi. Dy sulmuesit që munguan në Islandë, rikthehen ndaj Izraelit. Prej tyre priten golat në këtë ndeshje, ku kuqezinjtë do të kërkojnë fitoren.
Broja theksoi se është gati: “Kam kaluar Covid-in, por tani jam mirë fizikisht. Jam rikuperuar, jam stërvitur personale dhe tani me skuadrën. Vendos trajneri, nëse do të luaj apo jo, mendoj se jam gati”.

Më tej, Armando Broja foli për ndeshjen me Islandën, atë me Izraelin dhe të ardhmen e tij: “Mendoj se luajtëm mirë në Islandë, por nuk fituam. Tani duhet të bëjmë më mirë me Izraelin, ku do jetë më e vështirë. Ishalla marrim 3 pikët.
Nuk kam presion kur luaj futboll, e kam argëtim. E kam më mirë kur luaj titullar, sepse kam më shumë minuta për të bërë gjërat që dua. Por vendimet i takojnë trajnerit.
Jam në kontratë me Çelsin dhe të shohim. Pjesa e dytë e sezonit nuk ishte aq e mirë për mua dhe skuadrën. Patëm një rënie, por ky nuk është justifikim.
Tifozët? I falënderoj për mbështetjen që na japin dhe i ftoj të jenë sa më shumë ndaj Izraelin”, – tha sulmuesi kuqezi.
Pas Armando Brojës, foli Myrto Uzuni, i cili ka shumë besim për fitore ndaj Izraelit: “Ndaj Islandës çunat kanë bërë një ndeshje shumë të mirë. Jemi në garë për vendin e parë, që është objektivi ynë.
Nëse nuk ka presion, loja nuk bëhet e bukur. Luajmë në shtëpi ndaj Izraelit, një ekip që mendoj se është më lart se Islanda. Të bashkuar duhet të japim maksimumin. Fitorja është e vetmja rrugë për të shkuar drejt objektivit tonë.
Kemi ekip shumë të mirë, me lojtarë shumë të mirë. E vetmja gjë është të jemi të bashkuar dhe t’u japim kënaqësi tifozëve tanë, të cilët do të vijnë për të na parë. Ne kemi ekip me kualitet, të gjithë lojtarët luajnë në ekipe shumë të mira. E rëndësishme është fitorja”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




