Treg

Nafta rritet me 10 lek, Bordi e çon pranë rekordit të muajit mars

Litri i naftës do të tregtohet 10 lek më shtrenjtë, ndërsa ai i benzinës mbetet thuajse i njëjtë, sipas vendimit të fundit të bordit të karburanteve.

Sipas çmimeve të reja të vendosur nga bordi, duke filluar prej orës 18:00, një litër naftë do të shitet me 258 lek për litër, duke cekur kulmin e fillimit të muajit mars, kur për pak ditë i shit me 260 lek për litër në shumë pika pakice.

Shtrenjtimi është arsyetuar me rritjen e çmimit në bursat ndërkombëtare për shkak të pasigurisë së tregjeve që burojnë nga lufta në Ukrainë.

Në fillim të muajit mars, Qeveria krijoi bordin e fiksimit të çmimit tavan të karburantit pas protestave të qytetarëve, që pasuan rritjen e tyre me 260 lek për litër nafte në pikat e pakcisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë