Gazeta Si – Kombëtarja U-21 pësoi humbjen e radhës sot në Angli, në kualifikueset e Europianit. Një humbje e pritshme për kuqezinjtë e vegjël. Shpresat e drejtuara nga trajenri Alban Bushi janë për turp në fakt.
Amglezët shënuan 3 herë në portën kuqezi dhe nuk e vunë asnjëherë në diskutim fitoren. Për Shpresat ishte humbja e pestë radhazi në grup, ku skuadra jonë mban vendin e parafundit.

Prapa është vetëm… Andorra, skuadra me 0 pikë. Kurse para janë Anglia, Çekia, Sllovenia dhe Kosova.
Kuqezinjtë kanë marrë vetëm 9 pikë në 9 ndeshje. Ata kanë edhe ndeshjen e fundit për të luajtur në grup ndaj Kosovës. Ka qenë një fazë kualifikuese krejtësisht për t’u harruar.
Në 5 ndeshjet e fundit jo vetëm që kanë humbur, por Shpresat kanë shënuar vetëm 1 gol. Atë në humbjen 2-1 me Kosovën.
Anglia fitoi sot 3-0, ashtu siç kishte bërë në ndeshjen e parë, 0-3. Trajneri Alban Bushi aktivizoi një formacion miks, me lojtarë nga kampionatet e huaja dhe lojtarë nga kampionati ynë.
Skuadra jonë luajti me 10 vetë në minutat e fundit, pasi Dobra u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Pas ndeshjes me Kosovën është momenti për një analizë të thellë, pasi Kombëtarja U-21 nuk mund të jetë kështu për turp.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




