Kombetarja

Kuqezinjtë stërviten në Durrës, Broja bashkohet me grupin

Gazeta Si – Një ditë pas ndeshjes në Islandë, Kombëtarja është kthyer në Shqipëri. Menjëherë kuqezinjtë kanë nisur përgatitjet për ndeshjen me Izraelin, që luhet më 10 qershor në “Air Albania”.

Kombëtarja mbërriti në aeroport rreth orës 16:00. Më pas u nis drejt Durrësit, ku në orën 19:00 zhvilloi seancën e parë anti-Izrael. Lajmi i mirë për kuqezinjtë është se me grupin është bashkuar edhe sulmuesi Armando Broja.

Armando Broja. Gazeta Si, 7 qershor 2022

Ai mungoi në Islandë, pasi kaloi Covid-in. Do të jetë stafi teknik, që do të vendosë për aktivizimin e Brojës, duke parë gjendjen e tij fizike këto ditë.

U stërvit sot edhe sulmuesi tjetër, Myrto Uzuni. Beratasi mungoi në ndeshjen e së hënës për shkak dëmtimi dhe është stërvitur individualisht. Shpresohet që Uzuni të rikuperohet në kohë për Izraelin.

Për momentin trajnerin Reja e shqetëson Odise Roshi, i cili po kalon një gjendje gripale dhe nuk është stërvitur. Më 10 qershor kuqezinjtë do të kërkojnë fitoren e parë në grup, pas barazimit në Islandë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë