Kombetarja

Formacioni zyrtar/ Asllani e nis në stol, Seferi titullar në sulm

Gazeta Si – Është zbuluar edhe formacioni zyrtar, me të cilin Shqipëria do të nisë ndeshjen me Islandën. Në këtë ndeshje të parë të Ligës së Kombeve kuqezinjtë nuk kanë të gatshëm Brojën, Uzunin dhe Baren.

Trajneri Reja u ka besuar lojtarëve me më shumë përvojë, çka tregon se është më shumë i interesuar për rezultatin. Asnjë surprizë në prapavijë. Para kapitenit Berisha luajnë Ismajli, Kumbulla dhe Gjimshiti.

Balliu në të djathtë dhe Hysaj në të majtë do të jenë lojtarët që do të ndihmojnë si mbrojtjen, ashtu edhe mesfushën. Në qendër luajnë Abrashi, Gjasula dhe Çekiçi.

Formacioni zyrtar i Shqiperise ndaj Islandes. Gazeta Si, 6 qershor 2022

Formacioni kompletohet me dyshen sulmuese Cikalleshi-Seferi. Trajneri italian ka zgjedhur lojtarin e Tiranës, pasi ka cilësi të ngjashme me Uzunin. Vrioni dhe Balaj e nisin nga stoli.

Nga stoli e nis edhe Kristjan Asllani, një nga kuqezinjtë më të talentuar dhe më të kërkuar në merkato. Me siguri elbasanasi do të ketë minuta në pjesën e dytë. Edhe Bajrami nuk luan nga minuta e parë.

Formacioni zyrtar i Shqipërisë: Berisha, Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti, Hysaj, Balliu, Gjasula, Abrashi, Çekiçi, Cikalleshi, Seferi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë