Këngëtarja Mariah Carey është paditur për shkelje të të drejtave të autorit për mega-hitin e saj të Krishtlindjeve të vitit 1994, “All I Want for Christmas is You”.
Kantautori Andy Stone thotë se ai shkroi një këngë me të njëjtin titull pesë vite para, duke argumentuar se Carey shfrytëzoi “popullaritetin” dhe “stilin” e tij.
Pavarësisht se kanë një titull, dy këngët duken të ndryshme nga ana muzikore, por Stone pretendon se Carey shkaktoi konfuzion dhe nuk kërkoi leje.
Pjesë e krishtlindjeve të shumë njerëzve, “All I Want for Christmas is You” e Mariah Carey është një nga këngët më të njohura të Krishtlindjeve të të gjitha kohërave.
Që kur u shfaq në albumin Merry Christmas në 1994, ajo ka kryesuar listat në disa vende dhe deri në vitin 2017 thuhet se i kishte sjellë Carey më shumë se 60 milion dollarë fitime.
Kënga është transmetuar një miliard herë në Spotify.
Stone, i cili performon nën emrin Vince Vance me grupin Vince Vance and the Valiants, po kërkon të paktën 20 milionë dollarë dëmshpërblim.
Në padi thuhet se Carey, si dhe bashkë-shkrimtari i saj Walter Afanasieff dhe kompania diskografike Sony Music Entertainment, kanë fituar “fitime të pamerituara” nga kënga, duke argumentuar se të pandehurit “me vetëdije, me dashje dhe qëllimisht shkelën të drejtën e autorit”.
Stone argumenton se ai kurrë nuk ka dhënë leje që kënga e tij të përdoret për ndonjë qëllim.
Nuk është e qartë pse padia ligjore është bërë vetëm tani, 28 vjet pas publikimit të këngës së Carey.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.