Kombetarja

Hysaj e pranon: Mungesa e Rusisë, shans i artë për Shqipërinë

Gazeta Si – Mbrojtësi Elseid Hysaj dhe mesfushori Klaus Gjasula ishin dy titullarët kuqezi që dolën sot para gazetërve. Lojtari i Lacios pranoi mes të tjerash se mungesa e Rusisë favorizon ndjeshëm Shqipërinë.

Hysaj thekson se është një mundësi e artë, që duhet shfrytëzuar për vendin e parë në grup në Ligën e Kombeve: “Personalisht, jam 100% gati. Edhe në ndeshjen e fundit me Islandën kemi treguar se jemi të rrezikshëm.

Hysaj ne nje dyluftim me Levandovskin. Gazeta Si, 3 qershor 2022

E pamë ndeshjen e Islandës me Izraelin, vumë re që luan me kundërsulm. Me Spanjën nekemi treguar se niveli ynë është rritur shumë, ndaj dhe jemi gati për Ligën e Kombeve.

Jemi 3 skuadra të forta në grup, në një nivel gati të afërt. Rusia është me nivel të lartë dhe tani që mungon mendoj se kemi një mundësi të artë për të shkuar më tej. Duhet ta shfrytëzojmë për të shkuar në ‘play-off’’, – u shpreh Hysaj.

Lojtari shkodran pohon se gjendja e skuadrës është e mirë: “Të gjithë lojtarët që janë këtu kanë ardhur me qejf. Janë në 100% të gjendje fizike. Duam të kemi një ecuri sa më të mirë.

Goli? Nuk e kam parë golin me Islandën. Pak gola kam shënuar dhe shpresoj të shënoj sërish. Jemi të përqendruar te ndeshja me Islandën për ta nisur me fitore. Na kënaqin 4 pikë me Islandën dhe Izraelin”, – theksoi Hysaj.

Mesfushori Klaus Gjasula, një tjetër lojtar me shumë përvojë te kuqezinjte, theksoi se skuadra i njeh mundësitë e saj. Gjasula bëri apel për kujdes maksimal në këto dy ndeshje të para.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë