Mjedis

Nga të bardha në jeshile, ndryshimet drastike në Alpe

Sipas një studimi të të dhënave satelitore me rezolucion të lartë, ndikimi i ngrohjes globale në Alpe është i dukshëm nga hapësira. Kjo sepse në malet me borë tashmë është zhvilluar bimësia.
Zonat me bimësi në alpe janë rritur me 77% që nga viti 1984, thotë studimi. Ndërsa akullnajat në tërheqje kanë simbolizuar shpejtësinë e ngrohjes globale. Studiuesit e përshkruan rritjen e bimëve si një ndryshim “absolutisht masiv”.


Rritja e temperaturave dhe e reshjeve po bëjnë që bimët të kolonizojnë zona të reja dhe bëhen më të dendura. Përqindja e borës po zvogëlohet dhe shkencëtarët thanë se humbjet prej më pak se 10% të mbulesës së borës do vijonin më tej.
“Shkalla e ndryshimit ka rezultuar të jetë e madhe në Alpe,” tha Sabine Rumpf, autorja kryesore e studimit nga Universiteti i Bazelit.

Çfarë tregoi studimi?

Sipas të dhënave të botuara në revistën “Science”, zonat malore po ngrohen rreth dy herë më shpejt se mesatarja globale. Dhe ndërsa gjelbërimi i Alpeve mund të rrisë sekuestrimin e karbonit, kjo ka të ngjarë të tejkalohet nga implikimet negative. Ndër to mund të jetë shkrirjen e ngricës së përhershme, pra më pak borë që reflekton larg rrezet e diellit dhe humbjen e habitatit.

Foto ilustruese-Bimësi në alpe-Marrë nga The Guardian- 03.06.2022.

Sipas Rumpf, më shumë bimë në lartësi të mëdha mund të kërcënojnë në mënyrë paradoksale shumë bimë të specializuara alpine. Ndërsa kushtet bëhen të favorshme për rritjen, ato mund të zëvendësohen nga bimë të tjera.
“Prandaj, biodiversiteti unik i alpeve është nën presion të konsiderueshëm”, tha Rumpf.
Antoine Guisan, nga Universiteti i Lozanës, tha se analizat e mëparshme të të dhënave satelitore nuk kishin identifikuar ndonjë prirje të tillë.


Sipas tij kjo mund të jetë për shkak se rezolucioni i imazheve satelitore ishte i pamjaftueshëm.
Megjithëse të dhënat me rezolucion të lartë nuk zbulojnë ndryshime në thellësinë e borës, matjet në tokë kanë treguar ulje të saj për disa vite.
Shkencëtarët thanë se ndërsa zonat më të mëdha të Alpeve u kthyen nga të bardha në jeshile.
Burimi:The Guardian/Përshtati:Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë