Aktorja Amber Heard raportohet se po planifikon një padi në apel pasi humbi gjyqin për shpifje kundër ish-bashkëshortit të saj Johnny Depp mbi akuzat për abuzim në familje.
Juristët në një gjykatë të Virxhinias vendosën në favor të pretendimit të Depp për shpifje për tre akuza, duke i dhënë aktorit të Piratëve të Karaibeve 15 milion dollarë të cilat më vonë u reduktuan nga gjyqtari në 10,35 milion dollarë.
Alafair Hall, zëdhënësja e Heard, tha se aktorja e Aquaman kishte në plan të apelonte vendimin, sipas New York Times.
Heard kishte kërkuar 100 milionë dollarë në një kundërpadi kundër Depp.
Ajo ia doli vetëm në një pikë dhe u shpërblye me 2 milionë dollarë.
Avokatët e Depp-it e bindën jurinë se ai nuk e sulmoi Heard-in dhe se pretendimet e saj për abuzim në familje në një artikull të Washington Post i bëri “me keqdashje” ose duke e ditur se pretendimi ishte i rremë.
Në një deklaratë më pas, e cila nuk përmendi apelin e raportuar, Heard shprehu zhgënjimin e saj. Ajo tha: “Jam edhe më e zhgënjyer me atë që ky vendim do të thotë për gratë e tjera”.
Vendimi unanim i anëtarëve të jurisë i dha fund një gjyqi shtatë-javor që paraqiti dhjetëra dëshmitarë dhe ekspertë që vlerësonin nëse Depp ishte abuzuar me Heard-in gjatë martesës së tyre 15-mujore.
Lisa Bloom, një avokate e profilit të lartë në SHBA, e cila përfaqësonte gratë, pretendimet e ngacmimeve seksuale të të cilave çuan në shkarkimin e spikerit të Fox News, Bill O’Reilly, parashikoi se çështja Heard-Depp do të vendosej në apel.
Duke folur për Newsnight të BBC ajo tha: “Dua të theksoj se ky nuk është fundi, sepse shumica e rasteve të shpifjes vendosen vërtet në apel”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



