Në dukje bota i ka dhënë fund Covid-19. Por një hulumtim i ri tregon se variantet në horizont mund të sjellin përsëri raste të reja.
Fluksi tjetër i infeksioneve ndoshta do të vijë nga nën variantet më të reja të Omicron BA.4 dhe BA.5.
Këto variante po fitojnë terren ndaj BA.2. Hulumtimet e fundit tregojnë se ata i shpëtojnë imunitetit të krijuar nga vaksinat dhe infeksionet e kaluara.
Sipas përditësimeve më të fundit nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe kompania e gjenomikës Helix , BA.4 dhe BA.5 së bashku përbënin rreth 6% deri në 7% të infeksioneve të reja në SHBA në fund të majit.
"Është një kërcënim serioz. Vetëm një muaj më parë, ishte 0,02 për qind," shkroi David Ho, një profesor i mikrobiologjisë dhe imunologjisë në Universitetin e Kolumbisë në New York City.
BA.4 është zbuluar në të paktën 30 vende dhe BA.5 është gjetur në 32 vende.
Ho dhe bashkautorët e tij kohët e fundit testuan antitrupa nga gjaku i njerëzve të vaksinuar. Gjithashtu dhe antitrupat e njerëzve që ishin shëruar nga infeksionet e reja Covid-19. Në secilin rast, ata gjetën një rënie të imunitetit ndaj BA.4 dhe BA.5.
Ata zbuluan se viruset BA.4 dhe BA.5 kanë katër herë më shumë gjasa të shpëtojnë nga antitrupat.
Më shumë infeksione të reja
E gjithë kjo do të thotë se BA.4 dhe BA.5 kanë më shumë gjasa të rikthejnë valën e infektimeve.
Pa vaksina apo përforcues të përmirësuar, Ho pret që shumë njerëz të sëmuren në javët apo muajt e ardhshëm. "Unë mendoj se do të shohim shumë infeksione, por jo domosdoshmërish sëmundje ose vdekje më të rënda," tha ai.
Viruset janë në shesh
"Është si boksi. Nuk dini si t'i renditni nëse nuk kanë luftuar ndonjëherë," tha Alex Greninger, ndihmësdrejtor i laboratorit të virologjisë klinike të Universitetit të Uashingtonit.
Në Mbretërinë e Bashkuar shkencëtarët zbuluan se nëse BA.1 dhe BA.2 iu duhej 5 ditë për të dhënë shenja. Varianteve BA.4 dhe BA.5 i duhen rreth tre ditë.
Ho dhe ekipi i tij mendojnë se mund të kenë kuptuar se çfarë i jep BA.4 dhe BA.5 një avantazh shtesë.
Përveç të gjitha ndryshimeve në variantet e tjera të Omicron që i ndihmojnë ata të shmangin vaksinat tona, këto variante kanë një mutacion F486V.
Ky është një ndryshim i madh që ndihmon në fshehjen e tyre nga sistemi ynë imunitar.
Pavarësisht masave ekspertët thonë se variantet nuk ndjekin një rregullore.
“Për muajt e ardhshëm, thjesht do të ketë shumë raste me Covid-19 rreth nesh”, shpjegojnë ekspertët.
Burimi:CNN/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.