Që nga fillimi i pandemisë Covid-19, shkencëtarët kanë nxjerrë punime kërkimore me një ritëm të shpejtë. Qindra nga këto prova janë miratuar në mbarë botën gjatë gjashtë muajve të fundit. Por nënat shtatzëna dhe me gji nuk ishin pjesë.
Një analizë e 927 provave klinike Covid-19 në të gjithë Azinë, Evropën dhe Amerikën e Veriut, gjeti pak prova për gratë shtatzëna.
Vetëm 16 prova – më pak se 2 për qind – ishin specifike për shtatzëninë.
Problemi nuk është unik për studimet e Covid-19. Për dekada të tëra, gratë shtatzëna janë konsideruar si një grup vulnerabël për t’u mbrojtur nga dëmet e mundshme të studimeve.
Ky këndvështrim buron pjesërisht nga tragjeditë e shkaktuara nga dy ilaçe famëkeqe në mesin e shekullit të 20-të. Talidomidi, i cili bëri që mijëra fëmijë në mbarë botën të lindnin me gjymtyrë të dëmtuara. Dhe dietilstilbestroli (DES), i cili lidhej me shkallë më të lartë të kancerit, si tek nënat ashtu edhe tek foshnjat.
Por disa ekspertë thonë se rregulloret që synojnë të parandalojnë fatkeqësi të tilla mund të shkaktojnë dëme të një lloji tjetër.

“Mungesa e provave klinike i lë gratë shtatzëna “të ekspozuara gjerësisht” ndaj barnave jo efikase”, thotë Anne Lyerly nga Universiteti i Karolinës së Veriut.
Përjashtimi i grave shtatzëna nga provat klinike nuk eliminon rrezikun, thekson ajo. Sipas saj e zhvendos rrezikun nga studimet kërkimore në zyrën e mjekut.
Një studim, i botuar në revistën “Obstetrics and Gynecology” në 2002, zbuloi se 90 për qind e barnave të miratuara nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së, kishin një potencial “të papërcaktuar” për të shkaktuar keq formime fetale.
Ekspertët shprehen se ilaçi nuk është rreziku i vetëm për fetuset, sëmundja e nënës është gjithashtu. Nëse nuk trajtohet, për shembull, diabeti rrit rrezikun e anomalive kongjenitale nga 3 për qind në 25 për qind.
Hipertensioni i pa trajtuar mund të bëjë që foshnjat të lindin disa javë para kohe. Por deri kohët e fundit, studiuesit nuk kishin të dhëna të mjaftueshme për të ditur se cilat medikamente ekzistuese mund të minimizonin më efektivisht këto rreziqe. Lyerly shpjegon se për të gjetur një zgjidhje, qeveritë duhet të fillojnë të financojë studime.
Çfarë tregojnë studimet?
Sondazhet tregojnë se shumë gra shtatzëna janë të prirura të marrin pjesë në kërkime klinike. Në vitin 2013, studiuesit testuan një ilaç të zakonshëm të hipertensionit për të trajtuar pre-eklampsinë, një ndërlikim kërcënues për jetën gjatë shtatzënisë. Edhe pse tashmë përballen me shtatzënitë me rrezik të lartë, pjesëmarrësit e studimit thanë se u regjistruan sepse preferonin të supozonin rrezikun e ndonjë efekti anësor të mundshëm, për të aksesuar përfitimet e ilaçit për lindjen e një fëmije në javën e 34-të.
“Në vend që të mendojnë se është jo etike të bësh kërkime me gratë shtatzëna, studiuesit duhet të konsiderojnë nëse është jo etike të mos përfshihen,” thotë Maggie Little nga Universiteti Georgetown.
Një studim i madh me bazë në Mbretërinë e Bashkuar i barnave të Covid-19, u përfshin edhe gratë shtatzëna dhe ato me gji. Dhe në përgjigje të reagimeve, Organizata Botërore e Shëndetësisë ndryshoi provën klinike duke mos lejuar këto gra të merrnin pjesë.
“Sa herë që ka një provë të suksesshme në shkallë të gjerë që përfshin gratë shtatzëna, studim kthehet. Kështu nuk kemi si të mësojmë se si një ilaç funksionon gjatë shtatzënisë”, tha Sylvia LaCourse, një studiuese e sëmundjeve infektive në Universitetin e Uashingtonit në Seattle.
Sigurisht, përfshirja më e madhe nuk e eliminon rrezikun. Por në një studim të monitoruar nga afër, bën të mundur që ilaçet potencialisht të dëmshme mund të kapen përpara se të prekin mijëra gra në mënyra të pakuptueshme.
Marrë nga Undark/Përshtati Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje