Ndërsa udhëheqësit globalë të shëndetit hetojnë një shpërthim të pazakontë të lisë së majmunëve Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur vaksinimin.
“SHBA-ja ka dërguar vaksinën për linë e majmunëve në shtetet që kanë raportuar raste”, Rochelle Walensky, drejtoreshë e Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve(CDC).
Ajo shpjegoi se SHBA ka dy vaksina parandaluese dhe dy trajtime antivirale që mund të përdoren për ortopoksin, familjen e viruseve që përfshin linë e majmunëve.
“Një nga këto vaksina, me emrin Jynneos, është miratuar për parandalimin e sëmundjes së lisë së majmunit tek të rriturit 18 vjeç e lart,” tha Walensky.
Ajo shtoi se CDC ka mekanizma për të lëvizur këto produkte në të gjithë vendin.
Ekspertët e CDC po rekomandojnë vaksinimin për njerëzit në rrezik më të lartë të infeksionit për shkak të kontaktit të drejtpërdrejtë me dikë që ka lisë majmuni.
“Ne jemi duke u fokusuar në rekomandimin e vaksinimit pas ekspozimit,” tha Jennifer McQuiston, zëvendës drejtor i CDC-së.
Vaksinat për linë e majmunëve janë vënë në dispozicion edhe për punonjësit e kujdesit shëndetësor që trajtojnë personat e infektuar.
“Jam i lumtur të raportoj, edhe me rastin e parë në Boston në Spitalin e Përgjithshëm të Masaçusets, kolegët tanë në të gjithë qeverinë kanë mundur të marrin vaksinat në atë spital”, tha Raj Panjabi, drejtor i politikave shëndetësore për linë e majmunëve në SHBA.
Amesh Adalja, studiues në Qendrën Johns Hopkins, thotë se nuk duhet të presim një përhapje në shkallë të gjerë të vaksinave. Ai thekson se duhet të vaksinohern rastet e kontakteve.
Eksperti tha se nuk duket se ka ndryshuar asgjë në lidhje me biologjinë e virusit të lisë së majmunit. Prandaj, nuk ka asnjë provë që sugjeron se vaksinat e licencuara nuk do të funksionojnë kundër virusit.
Burimi:CNN/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje