Shendet

Epidemiologët i bëjnë thirrje OBSH-së dhe qeverive të veprojnë kundrejt lisë së majmunëve

Disa ekspertë të sëmundjeve infektive po lobojnë për veprime të shpejta nga autoritetet shëndetësore globale për të frenuar linë e majmunëve.
Ata po argumentojnë se qeveritë dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk duhet të përsërisin gabimet e pandemisë COVID-19.
Ekspertët thonë se duhet të ketë udhëzime më të qarta se si duhet të izolohet një person i infektuar me linë e majmunëve.


"Nëse kjo bëhet endemike (në më shumë vende), do të kemi një sëmundje tjetër të keqe dhe shumë vendime të vështira për të marrë," tha Isabelle Eckerle, një profesore në Qendrën e Gjenevës për Sëmundjet Virale Emergjente në Zvicër.
OBSH po shqyrton nëse shpërthimi duhet të vlerësohet si një emergjencë e mundshme e shëndetit publik.
Përcaktimi i OBSH-së se një shpërthim përbën një emergjencë shëndetësore globale - siç ndodhi me COVID ose Ebola - do të ndihmonte në përshpejtimin e kërkimit dhe financimit për të përmirësuar një sëmundje.

Foto ilustruese-Njolla në lëkurë nga lia e majmunëve-Marrë nga interneti. Gazetasi.al 31.05.2022.


“Është gjithmonë në shqyrtim, por ende nuk ka një komitet urgjence (për linë e majmunëve),” tha Mike Ryan, drejtor i programit të urgjencave shëndetësore të OBSH-së.

Eckerle bëri thirrje që OBSH të inkurajojë vendet që të vendosin masa më të koordinuara dhe të rrepta izolimi edhe pa një deklaratë emergjence.


Ajo shqetësohet se kjo situatë nuk po merret seriozisht dhe vaksinat e trajtimet nuk janë të disponueshme kudo.

Angela Rasmussen, një virologe në Universitetin e Saskatcheëan në Kanada, shkroi në Tëitter se lija e majmunëve ishte ndryshe nga SARS-CoV-2, koronavirusi i ri. Por ajo theksoi se bota po bën të njëjtat gabime në reagim si me Covid-19.


Ekspertë të tjerë thonë se përgjigja aktuale është një urgjencë shëndetësore globale edhe në këtë fazë.
"Kjo është e rezervuar për kërcënimet me nivelin më të lartë të rrezikut bazuar në infektivitetin, ashpërsinë dhe rrezikun ndërkombëtar të përshkallëzimit," tha Dale Fisher, një profesor i mjekësisë në Singapor.

Përtej etiketimeve, ekspertët thanë se mësimi më i rëndësishëm i dy viteve të fundit është se parandalimi i pandemive pasi ato kanë filluar të përhapen është tepër vonë.
"Është zhgënjyese kur bota zgjohet nga një sëmundje e re vetëm kur godet vendet me të ardhura të larta," tha Piero Olliaro, një profesor i sëmundjeve infektive në Universitetin e Oksfordit dhe ekspert i lisë së majmunëve.

Burimi:Reuters/Përshtati:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë