Shendet

Shtatë zakone që ju largojnë nga demenca

Të qenit aktiv, të hani më mirë dhe të humbni peshë janë ndër shtatë zakonet që lidhen me uljen e demencës. Këto janë disa zakone që duhet të përdoren nga njerëzit që kanë rrezik gjenetik të kësaj sëmundje, sipas një studimi të ri.

Faktorët e tjerë janë mos pirja e duhanit, mbajtja nën kontrroll e tensionit, kolesterolit dhe sheqerit në gjak.

Studiuesit thonë se gjetjet janë një lajm i mirë për të rrezikuarit.

Adrienne Tin, nga Qendra Mjekësore e Universitetit të Misisipit në Amerikë , tha se këto zakone të shëndetshme të quajtura “Life’s Simple 7” lidhen me një rrezik më të ulët të demencës.

“Lajmi i mirë është se edhe për njerëzit që janë në rrezikun më të lartë gjenetik. Të jetuarit sipas të njëjtit stil jetese(të shëndetshme) kanë gjasa të kenë një rrezik më të ulët të demencës”,thotë Tin.

Çfarë tregoi studimi?

Studimi shqyrtoi 8,823 njerëz me prejardhje evropiane dhe 2,738 njerëz me prejardhje afrikane.

Studiuesit llogaritën rezultatet e rrezikut gjenetik në fillim të studimit.

Hulumtimi zbuloi se grupi me rrezikun më të lartë gjenetik përfshinte ata që kishin të paktën një kopje të një varianti gjeni – ndryshimi në ADN – i lidhur me sëmundjen e Alzheimerit.

Nga ata me prejardhje evropiane, 27.9% e kishin gjenin, ndërsa nga ata që kishin prejardhje afrikane, 40.4% e kishin atë.

Për njerëzit me prejardhje evropiane, studiuesit zbuluan se njerëzit që ndiqnin udhëzimet e stilit të jetesës kishin një rrezik më të ulët të demencës.

Në mesin e atyre me prejardhje afrikane, u shoqëruan dhe 17% rrezik më të ulët për demencë, respektivisht.

Rosa Sancho, kreu i fondacionit “Alzheimer’s Research Britani”, tha se rreziku i demencës varet nga shumë faktorë.

“Disa, si mosha dhe përbërja gjenetike, ne nuk mund t’i ndryshojmë, ndërsa të tjerë, si dieta dhe ushtrimet,po. Ky studim mbështet idenë se ajo që është e mirë për zemrën është gjithashtu e mirë për trurin”, shton ajo.

Gjithashtu, rezultatet e shëndetit u morën në fillim të studimit. Por ajo që studiuesit nuk dinë është nëse zakonet e shëndetshme të pjesëmarrësve zgjatën vetëm në kohën e studimit.

Sancho shtoi se duhen studime të tjera për të gjitha format e demencës. Hulumtimi është publikuar në revistën Neurology.

Burimi:The Guardian/Përshtati Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë