3 persona janë vënë në pranga, pasi ndërhynin te pedagogët e universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan për të marrë notë kaluese në provime, në shkëmbim të vlerës monetare.
Arrestimet janë kryer në kuadër të operacionit policor “Sezoni”.
Pas një hetimi 2-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan dhe Njësinë e Forcës së Posaçme, Pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u bë i mundur dokumentimi ligjor i aktivitetit kriminal dhe ekzekutimi i Urdhrit për ndalimin e të dyshuarve për krim, konkretisht:
Skënder Stafa, 46 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Precë e poshtme, Njësia Administrative Funar, Bashkia Elbasan.
Qamil Murataj, 49 vjeç, lindur në Shikaj Kukës dhe banues në Mëzez-Fushë, Njësia Administrative Kasash, Tiranë.
Medi Hana, 50 vjeç, lindur dhe banues në Skënderbe, Njësia Administrative Rrajcë, Bashkia Përrenjas.
Shtetasit e lartpërmendur ndërmjetësonin te pedagogët për të marrë notën kaluese në shkëmbim të vlerës monetare.
Ndalimi i personave të sipërpërmendur u bë për kryerjen e veprës penale “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike“, i parashikuar nga neni 245/2 i Kodit Penal.
Vazhdojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.