Shendet

Disa shtete kanë nisur vaksinimin. OBSH: Lia e majmunëve nuk do kthehet në pandemi

Shpërthimi i rasteve të lisë së majmunëve jashtë Afrikës mund të frenohet, tha të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Ndërkohë, shumë shtete thanë se do të fillonin vaksinime, për të luftuar infeksionet në rritje.

Kjo nismë erdhi pasi autoritetet hetuan 237 raste të dyshuara dhe të konfirmuara të virusit në 19 vende që nga fillimi i majit.

Ky numër pritet të rritet, kanë thënë zyrtarët e OBSH-së. Por shumica e infeksioneve deri më tani nuk kanë qenë të rënda.

Shkencëtarët nuk presin që shpërthimi të evoluojë në një pandemi si COVID-19.

Lija e majmunëve është një infeksion viral zakonisht i lehtë që është endemik në pjesë të Afrikës perëndimore dhe qendrore.

Test për virusin.

Ai përhapet kryesisht përmes kontaktit të ngushtë.  Rrallëherë është parë në pjesë të tjera të botës, kjo është arsyeja pse shfaqja e fundit e rasteve ka ngritur alarmin. Shumica janë raportuar në Evropë. 
Të martën, Anglia raportoi 14 raste të reja, duke e çuar totalin në 70 që nga 7 maji.

"Ne ju inkurajojmë të gjithëve që të rrisni mbikëqyrjen e lisë së majmunëve për të parë se ku janë nivelet e transmetimit.Gjithashtu për të kuptuar se sa do të rriten infektimet", tha Sylvie Briand, drejtore e OBSH-së për Përgatitjen Globale të Rrezikut Infektiv. 

Ajo tha se shpërthimi ishte "jo normal", ajo theksoi se ishte "i kontrollueshëm".

"Ekzistojnë gjithashtu vaksina dhe trajtime të disponueshme për linë e majmunëve, shtoi ajo, duke bërë thirrje për masa të përshtatshme kontrolli.

OBSH po punon për udhëzime të reja për vendet mbi strategjitë e vaksinimit dhe po thërret takime të mëtejshme për të mbështetur shtetet anëtare me më shumë këshilla se si të trajtojnë situatën. 

Disa vende tashmë po marrin masa paraprake për të siguruar mbrojtje për njerëzit që mund të jenë ekspozuar ndaj virusit. 

Të martën, autoriteti shëndetësor i Francës rekomandoi, që të rriturit në rrezik që kanë qenë në kontakt me një person dhe personelin shëndetësor të vaksinohen.

Dr. Sylvie Briand.

Danimarka bëri të njëjtën gjë, duke siguruar vaksina për kontaktet e ngushta të të infektuarve me virusin, tha Autoriteti Shëndetësor Danez për transmetuesin publik. Vendi ka regjistruar dy raste. 

Vaksina që po shpërndahet është prodhuar nga Bavaria Nordic (BAVA.CO) . Është quajtur Jynneos në Shtetet e Bashkuara ku është miratuar për përdorim kundër lisë së majmunëve. 

Është miratuar edhe për linë në Evropë, ku quhet Imvanex, por është dhënë për përdorim jashtë etiketës në përgjigje të rasteve të lisë së majmunëve.

Gjermania ka urdhëruar 40,000 doza që të jenë gati për t'u vendosur në kontaktet e të infektuarve.

Por tani për tani, zyrtarët thanë se ata ishin duke marrë masa të tjera paraprake.

Nuk ka një mutacion.

Lëvizjet vijnë pasi shkencëtarët kërkojnë të kuptojnë më shumë rreth mjeteve të transmetimit dhe kush mund të jetë më i rrezikuar.

Briand përsëriti pikëpamjen e OBSH-së se nuk ka gjasa që virusi të ketë ndryshuar.  Por tha se transmetimi mund të shkaktohet nga një ndryshim në sjelljen njerëzore, veçanërisht pasi njerëzit kthehen në shoqëri, pasi kufizimet e COVID-19 janë hequr në mbarë botën

Ekspertët shëndetësorë vëzhgojnë mutacionet, që mund ta bëjnë një virus më lehtë të transmetueshëm ose më të rëndë.

Burimi:Reuters/Përshtati:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë