Shendet

Mutacionet gjenetike nxisin problemet me gjumin tek personat me autizëm

Një ekip shkencëtarësh nga Shkolla Mjekësore e Universitetit të Minesotës, Universiteti i Teksasit San Antonio dhe Instituti i Kërkimeve Bio-mjekësore (BRI) në Greqi, zbuluan se ndërprerja e një gjeni ndikon në pagjumësinë e personave me autizëm.

Çrregullimi i spektrit të autizmit, ose ASD, i referohet një çrregullimi neuro-zhvillues të karakterizuar nga një gamë problemesh. Këto përfshinë sfidat me aftësitë sociale, sjelljet e përsëritura, e probleme tek të folurit dhe komunikimin jo-verbal.
Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, rreth 50-80% e fëmijëve me ASD kanë probleme me gjumin.
Shkaqet e problemeve të gjumit në ASD nuk janë plotësisht të qarta.
“Ka kohë që është identifikuar se personat me autizëm, shpesh shfaqin probleme të ndryshme të gjumit,” tha Ruifeng Cao, një asistent profesor i neuro-shkencës, Universiteti i Minesotës.
Studimi zbuloi se ndërprerja e gjenit Bmal1 mund të çojë në fenotipe të ngjashme me autizmin. Në mënyrë të veçantë, shkakton dëmtime të rënda në socializim, komunikim dhe sjellje të tepërta të përsëritura.

Modelet ilustruan gjithashtu dëmtime në trurin e vogël të tyre – ose ataksi cerebelare (vështirësi në procesin njohës, si dhe lëvizjet e trupit të tij).
Ekipi hulumtues studioi më tej ndryshimet patologjike tek truri i vogël dhe gjeti një sërë ndryshimesh qelizore dhe molekulare që tregojnë deficite neuro-zhvillimore.
“Ndërprerja e gjeneve mund të jetë një mekanizëm që qëndron në themel të disa formave të autizmit. Ky zbulim hap rrugën për kërkime të mëtejshme,” tha Christos Gkogkas, hetuesi kryesor i studimit.
Ekipi hulumtues planifikon të studiojë gjene të tjera që gjenden tek personat me ASD.
Më e rëndësishmja, ata rekomandojnë zhvillimin e strategjive të reja terapeutike bazuar në gjetjet e tyre.
Burimi: Neuroscience/ Përshtati: Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë