Ngjarje

Fier, si po torturohen kafshët në “Safari Park”

Një alarmi i ngritur së fundmi nga mediat botërore për kushtet qe jetojnë kafshët në një kopsht zoologjik në qytetin e Fierit, ka nxitur autoritetet shqiptare  që të marrin masa kundrejt pronarit të këtij kopshti. Në këtë park është fotografuar një luan i kequshqyer dhe me sy të përgjakur. Kafshë të tjera, duke përfshirë një zebër, një ujk dhe disa drerë të cilët janë parë të mbyllur në kafaze të shkreta prej betoni, pa asnjë kusht minimal për jetesën e tyre. Imazhet janë dërguar në redaksinë e “Daily Mail”  nga një fotograf anonim, i cili ishte i vendosur për të treguar kushtet në kopshtin zoologjik. Pasi u shfaqën fotografitë që kanë treguar kushtet tronditëse të  “Safari Park” mediat ndërkombëtare u shtangën nga gjendja që ishin kafshët.  Në të gjithë fotografitë tregohet se, kafshët  lëngojnë në kafaze të shkreta, të pista  dhe të rrethuara nga jashtëqitjet e tyre dhe pa asnjë depozitë uji përreth, që mund të shërbejë për pastrimin.

Fotografi pohoi se nuk ka vizituar ndonjë ambient tjetër, me kushtet kaq të këqija për mirëmbajtjen e  kafshëve. “Safari Park” thuhet se bashkëngjitur tij ka një bar restorant i cili është pronësi e të njëjtit person, që mesa duket ndjehet krenar për punën e tij, pasi është shprehur se vizitorë të shumtë admirojnë kafshët që mbahen të izoluara atje. Fotografi anonim tregoi gjithashtu se veterineret të cilët ishin me të gjatë vizitës, e kanë cilësuar kopshtin të pa përshtatshëm për mbajtjen e kafshëve.

Kafshët vuajnë nga një sërë dhunimesh fizike dhe psikologjike të shkaktuara nga kushtet e mjerueshme, moskujdesin veterinar dhe nga mungesa e ushqimit. Gjithashtu në fotografi tregohen edhe kafshë të tjera si arinj, ujqër dhe tre luanë të vegjël që mendohet të jenë marrë nga pronari i kopshtit që kur kanë qenë këlyshë. Rreth kopshtit shihen dhe kafaze të tjera që janë bosh dhe kuptohet se kafshët e fotografuara janë ndër të paktët që kanë mbijetuar, pasi  pjesa tjetër e tyre mendohet se kanë ngordhur, janë shitur ose u janë dhënë miqve të pronarit.

Organizata Ndërkombëtare e Mirëqenies se kafshëve e cila ka qenë aktive kohët e fundit në Shqipëri e quajti situatën e “Safari Park” absolutisht të papranueshme. Shenjat e keqtrajtimit psikologjik dhe fizik shihen qartë tek secila kafshë në kopshtin zoologjik.

“Kushtet e këtij parku nuk janë për kafshët, veçanërisht për kafshët e egra dhe të mëdha si luanët dhe arinjtë që kanë nevoja specifike mjedisore dhe ushqimore,” thonë veterinerët e Organizatës.

“ Safari Park” është padyshim shumë larg nga ajo çka njerëzit e quajnë një “kopsht zoologjik” dhe përfaqëson një ambient të tmerrshëm ku mbahen kafshët. Nëse nuk merren masa urgjentisht, këto kafshë do të vazhdojnë të vuajnë dhe ka shumë mundësi të vdesin në këto kushte të papërshkrueshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë