Faktorët e rrezikut që lidhen me mundësinë e zhvillimit të demencës mund të ndryshojnë me moshën.
Ekspertët britanikë shkruajnë se gjetjet mund të ndihmojnë për të parashikuar me saktësi rrezikun e dikujt për zhvillimin e demencës. Sipas tyre kjo do të nevojitet, për të mundësuar këshilla të individualizuara për ndryshimet e stilit të jetesës.
Në mesin e njerëzve të moshës rreth 55 vjeç, rreziku i zhvillimit të demencës gjatë 10 viteve të ardhshme u rrit në ata me diabet dhe presion të lartë të gjakut, tregon studimi.
Ndërsa për njerëzit rreth 65 vjeç, rreziku ishte më i lartë tek ata me sëmundje të zemrës, dhe për ata në të 70-at, me diabet dhe goditje në tru.
Sipas studimit, për 80-vjeçarët rreziku i zhvillimit të demencës ishte rritur tek ata me diabet. Ndërkohë këshillohet që marrja e medikamenteve për presionin e gjakut ul rrezikun.
Autori i studimit Emer McGrath, i Universitetit Kombëtar të Irlandës, Galway dhe një anëtar i Akademisë Amerikane të Neurologjisë, tha se këto gjetje mund të na ndihmojnë të parashikojmë më saktë rrezikun e ardhshëm të një personi për zhvillimin e demencës.
Studiuesit analizian të dhënat nga “Studimi i Zemrës në Framingham” – një studim i vazhdueshëm në Amerikë, duke përfshirë 4,899 njerëz të moshës rreth 55 vjeç, 2,386 prej të cilëve pa demencë.
Duke filluar nga mosha 65 vjeç, ata u ndoqën për të parë se kush kishte demencë.
Çfarë tregoi studimi?
Studimi zbuloi se njerëzit që kishin diabet kur ishin 55 vjeç, kishin më shumë se katër herë më shumë gjasa të zhvillonin demencë sesa ata që nuk kishin diabet në atë moshë.
Ndërsa 55-vjeçarët me presion të lartë të gjakut kishin më shumë gjasa të zhvillonin demencë, me rrezikun që rritej me rreth 12%.
Sipas hulumtimit, njerëzit që kishin sëmundje kardiovaskulare kur ishin 65 vjeç kishin pothuajse dy herë më shumë gjasa të zhvillonin më vonë demencë.
“Gjetjet tona mbështesin përdorimin e rezultateve të parashikimit të rrezikut specifik të moshës për demencën,në vend të një qasjeje të vetme që i përshtatet të gjithëve”,thanë ekspertët.
Rosa Sancho, kreu i kërkimit në Alzheimer’s Research UK, tha se ne e dimë se shëndeti më i dobët i enëve të gjakut mund të rrisë shanset për të zhvilluar sëmundje të tjera.
“Studime si ky janë të mira për të theksuar lidhjet, por ne duhet të kuptojmë më shumë se pse dhe si këto kushte ndikojnë në rrezikun e demencës”,thuhet më tej në studim.
Gjetjet janë publikuar në revistën “Neurology”.
Marrë nga The Independent/Përshtati:Gazeta “Si“
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje