Gazeta Si – Shqipëria do të luajë një miqësore me Estoninë, më 13 qershor. Lajmi është dhënë nga Federata Shqiptare e Futbollit, që ka arritur marrëveshjen me kolegët estonezë. Ndeshja do të luhet “Air Albania”, në orën 18:00.
Për kuqezinjtë kishte një datë të lirë në qershor, pas përjashtimit të Rusisë nga aktivitet ndërkombëtare. Shqipëria ra në një grup me Rusinë në Ligën e Kombeve dhe ndeshjen e planifikuar ndaj saj e ka zëvendësuar me miqësore.

Kjo miqësore me Estoninë do të jetë në mes të dy ndeshjeve zyrtare të Ligës së Kombeve. Skuadra e trajnerit Edi Reja ndeshet më 6 qershor me Islandën në transfertë, kurse më 19 qershor pret Izraelin.
Në të tilla raste ndeshjet testuese janë të vlefshme për stafin teknik, sepse mund të shohë më mirë gjendjen e çdo futbollisti. Dhe aktualisht Shqipëria ka një kontigjent të madh lojtarësh.
Shipëria dhe Estonia do të ndeshen për herë të katërt mes tyre. Edhe tri ndeeshjet e mëparshme mes këtyre dy skuadrave kanë qenë miqësore.
Kuqezinjtë kanë fituar 2-0 në ndeshjen e parë, më 15 nëntor 2003, në Tiranë. Aliaj dhe Bushi janë autorët e golave. Më pas është luajtur më 28 prill në Talin, ku ndeshja u mbyll në barazim, 1-1. Sërish për Shqipërinë shënoi Adrian Aliaj.
Edhe ndeshja e tretë është zhvilluar në Talin, më 14 nëntor 2009. Sërish barazim, por me rrjeta të paprekura. Tani është radha për një tjetër miqësore, këtë herë në Tiranë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




