Partia Socialiste pranoi dokumentin e Alibeajt që opozita të ketë ekskluzivitetin për propozimin e kandidaturave për President deri në raundin e tretë.
Pas kësaj dakordësie, Alibeaj ka thirrur ne mesditë grupin parlamentar demokrat. Por para mbledhjes, ai ka mbledhur në selinë e PD-së aleatët.
Të pranishëm në takim nga aleatët janë Agron Duka dhe Mesila Doda.
Të pranishëm në takim nga aleatët janë Agron Duka dhe Mesila Doda
Në takim është dakordësuar që Partia Demokratike do të dërgojë dy emra. Aleanca për Ndryshim e përfaqësuar nga Fatmir Mediu dhe Grupi për Demokraci dhe Integrim e përfaqësuar nga Grupi për Demokraci dhe Integrim do të propozojnë nga një kandidat
Për zgjedhjen e Presidentit kanë mbetur katër raunde. Në dy raunde kërkohet shumica e cilësuar prej 84 votash, ndërsa në dy raundet e mbetura, PS mund të zgjedhë me shumicë të thjeshtë prej 71 votash.
Kushtetuta përcakton se një kandidaturë duhet të ketë mbështetjen e të paktën 20 deputetëve dhe një deputet nuk mund të firmosë mbështetjen për më shumë se një kandidat. Nisur nga numrat në Kuvend, ku opozita ka 66 mandate, ajo nuk mund të propozojë më shumë se tre kandidatura në një raund.
Afati për dorëzimin e emrave kandidatë për raundin e dytë është deri të dielën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.