Politike

Zgjedhja për Presidentin, Salianji: I rrënuari nga vota popullore po i bën dëmin e fundit PD

Nënkryetari i grupit parlamentar i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar pas paktit Alibeaj-Balla për presidentin ku opozita duhet të sjellë emra vetëm për tre raundet e para..

Në një postim në rrjetet sociale, Salianji thotë se “nuk ka sulm më të madh ndaj demokracisë dhe tallje me publikun se ti thuash opozitës sill emra në 2 raundet e para që qeveria nuk dërgon asnjë emër dhe në raundin e 4 e zgjedh vetë Rama!”.

“…Kjo është një kockë ndjellëse që të përçajë opozitën dhe të frangmentarizojë më shumë për shkak të emrave që duhet të propozohen për tu djegur!

Futja në këtë hulli pa marrë dakortësinë e shumicës së grupit, pa tagra përfaqësimi dhe me sjellje harbute tregon gjithçka përveçse të kesh interes Partinë Demokratike!

I rrënuari nga vota popullore po përpiqet ti bëjë dëmet e fundit Partisë Demokratike!”, shkruan Salianji


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë