Hipertensioni është sëmundja më shpeshtë tek shqiptarët.
Specialisti i Insitutit të Shëndetit Publik, Alban Ylli i pyetur nga Gazetasi.al shpjegoi se në popullatën e përgjithëshme janë rreth 37.5% persona mbi 18-vjeç me tension të lartë.
“Të diagnostikuar nga sistemi shëndetësor dhe që marrin mjekim janë rreth 280.000. Prirja ngelet e qëndrueshme në të gjitha moshat,” shpjegoi më tej Ylli.
Sipas ekspertit hipertensioni mbetet shumë i lartë, nuk ka shenja të uljes së tij.

Sipas të dhënave konstante nga Instituti i Shëndetit Publik, sëmundjet jo të transmetueshme (SJT), tek shqiptarët përbëjnë rreth 96% të vdekjeve të përgjithshme, e ndjekur nga lëndimet (3.7%).
Ndër të dhëna konstatohet se rreth 33% e të gjitha vdekjeve dhe 17% e barrës së përgjithshme të sëmundjeve tek shqiptarët vijon njejtë si në vitin 2017. Këto shifra i atriubohen hipertensiomit.
Çfarë është hipertensioni?
Hipertensioni është presioni i lartë i gjakut dhe është, një sëmundje shumë e përhapur në popullatën e rritur.
Në një pjesë të rëndësishme të pacientëve me këtë sëmundje, mungojnë shenjat.
Pikësrisht për këtë hipertensioni është quajtur “ sëmundje e fshehtë”.
Mjekët vazhdimisht theksojnë se me ose pa shenja klinike tensioni e dëmton njësoj trupin.
Sëmundje të tjera të shkaktuara nga hipertensioni janë sëmundja e zemrës, veshkave, syve, trurit e të tjera.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje