Bitcoin nuk ka të ardhme si një rrjet pagesash për shkak të joefikasitetit dhe kostove të larta mjedisore, sipas një prej drejtuesve më me ndikim të kriptove.
Sam Bankman-Fried, themeluesi i platformës së shkëmbimit të aseteve digjitale FTX, tha se transaksionet në Blockchain nuk mund të përballojnë miliona transaksione në kohë të shkurtër.
“Rrjeti i Bitcoin nuk është një rrjet pagesash dhe nuk është një rrjet që mund të shkallëzohet”, tha Bankman-Fried.
Komentet e tij erdhën pasi tregu i kriptomonedhave u godit nga një shitje ndëshkuese që e la Bitcoin në rënie me më shumë se 35% që nga janari, në nivelin më të ulët që nga fundi i vitit 2020.
Bitcoin shihet ende nga disa entuziastë të kriptove si një mënyrë për të kryer transaksione të përditshme.
Vende të tilla si El Salvador dhe Republika e Afrikës Qendrore kanë miratuar Bitcoin si një kurs ligjor. Por kërkimet e fundit nga akademikë në SHBA zbuluan se Bitcoin pothuajse nuk është përdorur për pagesat ditore në El Salvador, pavarësisht nga hapja e ATM-ve të Bitcoin dhe masave të tjera për të inkurajuar përdorimin e tij.
Miliarderi 30-vjeçar, thotë se duhet të përshtatet një rrjet më fleksibël dhe i gjurmueshëm për këto lloj transfertash.
Ethereum ka punuar për të kaluar në një sistem për të kaluar në një sistem të tillë, i cili synohet të jetë me më pak energji.
“Gjërat me të cilat po kryeni miliona transaksione në sekondë duhet të jenë jashtëzakonisht efikase dhe të lehta dhe me kosto më të ulët të energjisë,” tha Bankman-Fried.
Disa rregullatorë europianë kanë kërkuar një ndalim të blockchain-eve për shkak të emetimeve të tyre të karbonit.
Minierat e Bitcoin konsumojnë më shumë energji se shumë vende, përfshirë Norvegjinë dhe Suedinë, sipas Indeksit të Konsumit të Energjisë Elektrike të Bitcoin të universitetit të Kembrixhit./Financial Times
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.