Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka ka reaguar pas draftit të propozuar nga Enkelejd Alibeaj për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Sipas Palokës, ajo çka një ditë u prezantua nga Enkelejd Alibeaj është thjesht një propozim i Ramës, që shitet si kriter i “opozitës”. Ai thekson se kjo është një lojë e turpshëm që po zhvillohet në sytë e opinionit publik.
Në finale, thotë Paloka, kandidati i Ramës do të dalë nga goja e Bashës dhe Alibeajt.
“Nga zarfet e grupit të PS tek “zarfet” e grupit Alibeu. Propozimet e Ramës shiten si kritere të “opozitës” !
Loja e turpshme për të paraqitur Presidentin e Ramës si President konsensual, zhvillohet përpara syve të publikut e në mënyrën me te trashe. Rama bën sikur mbledh mendimet e deputeteve të PS me zarf , Alibeu bën sikur mbledh mendimet e deputetëve të tij me e-mail. Në finale, kandidati i Ramës do dalë nga goja e L.B, E.A …
Nuk e di nese ata deputetë (të zgjedhur me votat e demokratëve) që vazhdojnë ndjekin këtë rruge, janë thjesht viktima naive që po përdoren apo janë me vullnet të plotë në këtë lojë?! Përgjegjësia është e tyre”, shkruan Paloka.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



