Enkelejd Alibeaj ka mbledhur mëngjesin e sotëm Kryesinë e vogël të grupit të Partisë Demokratike.
Në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, mbledhja është bojkotuar nga nënkryetari i grupit, Luçiano Boçi dhe sekretari i grupit të PD, Ervin Salianji.
Ndërsa të pranishëm janë Arbi Agalliu dhe Oriola Pampuri.
Kjo mbledhja vjen një ditë pasi Grupi parlamentar i PD, propozoi një draft për kriteret dhe procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të Shqipërisë.
Ky propozim nuk pranohet nga grupi i Rithemelimit. Në një reagim, Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka tha se këto janë propozime të Ramës që paraqiten si të opozitës.
Në orën 14.00 pritet të mblidhet Grupi Parlamentar për të diskutuar platformën “Alibeaj” për zgjedhjen e presidentit, por deputetët e Rithemelimit nuk do të shkojnë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



