Një person në Angli është diagnostikuar me një virus të quajtur lia e majmunit. Njoftimi është dhënë nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar.
Pacienti kishte udhëtuar së fundmi në Nigeri. Besohet se atje është infektuar përpara se të arrinte në Britani.
Ai po trajtohen nga ekspertë të sëmundjeve infektive në Londër.
Lija e majmunëve është një infeksion i rrallë viral. Shumica e njerëzve shërohen brenda pak javësh, sipas mjekëve.
Agjencia tha selija e majmunëve nuk përhapet lehtë midis njerëzve. Kështu rreziku për publikun e gjerë ishte shumë i ulët.
“Si një masë paraprake, ekspertët e po punojnë për të identifikuar personat që kanë pasur kontakt të ngushtë me udhëtarin”, shpjegoi Agjencia.
Simptomat fillestare të lisë së majmunit përfshijnë ethe, dhimbje koke. Gjithashtu edhe dhimbje muskujsh, dhimbje shpine dhe nyje limfatike të fryra.
Sipas të dhënave mund të zhvillohet një skuqje në fytyrë. Më pas përhapet në pjesë të tjera të trupit. Skuqja ndryshon dhe kalon nëpër faza të ndryshme.
Mund të përhapet kur dikush është në kontakt të ngushtë me një person të infektuar. Virusi mund të hyjë në trup përmes lëkurës së çarë, traktit respirator ose përmes syve, hundës ose gojës.
Mund të përhapet gjithashtu nga kontakti me kafshët e infektuara. Ndër to renditen si majmunët, minjtë dhe ketrat. Gjithashtu, edhe nga objektet e kontaminuara me viruse, si shtrati dhe veshjet.
Burimi:BBC/Përshtati: Gazeta “Si“
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




