Astma te fëmijët mund të përkeqësohet pas një infeksioni me Covid-19, paralajmërojnë mjekët.
Ata studiuan gati 62,000 fëmijë amerikanë me astmë. Fëmijët kryen teste PCR për Covid-19 dhe 7,700 rezultuan pozitivë.
Fëmijët e infektuar me Covid-19 kishin dukshëm më shumë vizita për astmën. Ata ishin nevojë për përdorim urgjent të respiratorit dhe trajtime steroide gjatë gjashtë muajve pas sëmundjes.
Studiuesit raportuan që në krahasim me fëmijët që dolën negativë, ata kishin gjende tepër të rënduar të frymëmarrjes.
Raporti u publikua në “Journal of Alergy and Clinical Immunology”.
Rezultatet e studimeve të mëparshme nuk kanë treguar të njëjtën gjë. Por sipas mjekes Christine Chou nga Children’s Health of Orange County, kjo ka ndodhur për shkak se njerëzit ishin në izolim.
Pavarësisht përshtypjes së përgjithshme se fëmijët me astmë nuk u ndikuan nga pandemia studimi i ri treon të kundërtën.
Të dhënat tregojnë qartë se do të ketë një “dëm më afatgjatë të COVID në kontrollin e astmës së fëmijëve”.
Burimi:Reuters/Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje