Në mbledhjen e të enjtes të thirrur nga Enkelejd Alibeaj ishte edhe nënkryetari i grupit, Ervin Salianji i cili tha për mediat se në PD ka një tentativë për ta ndarë atë më dysh.
“Ka një përpjekje për ta ndarë PD në dytë pjesë. Nuk hyj tek ata deputetë që PD të ndahet. Personalisht kam bërë përpjekje për të folur me Rithemelimin dhe Alibeajn që mbledhja të jetë e përbashkët.
Është e pamundur që të mos diskutojmë. Mbledhjet e grupit janë kthyer në përpjekje për protagonizëm personal, duke mos i lënë fokusin e duhur zgjidhjes së problemeve.
E kanë zhvendosur vëmendjen nga reforma territoriale dhe reforma zgjedhore. Këto kanë mbetur pezull për shkak të mungesës së emrave nga ana e opozitës, që është e pafalshme.
Grupi duhet të hyjë në një ulli të duhur, kryesia duhet të mblidhet rregullisht dhe deputetët duhet t’i japin zgjidhje krizës që PD të marrë zgjidhje dhe mos e shpërndajmë fokusin nga lufta ndaj Edi Ramës”, tha Salianji.
A e njeh Alibeajn si kryetar të komanduar të PD-së?
“Do bëjmë çdo përpjekje që grupi parlamentar të funksionojë si një i tërë”, devijoi Salianji në përgjigje.
Edhe gjatë mbledhjes, Salianji ka kërkuar të njëjtën gjë, duke u shprehur ndër të tjera se nuk ka sens të ulemi me Ramën kur nuk ulemi me njeri tjetrin.
“Nuk ka sens të kërkohet autorizim për t’u ulur me Ramën dhe nuk ulemi me njëri-tjetrin. Presidenti dhe çdo çështje tjetër duhet të diskutohet në kryesi dhe në grup parlamentar, jo të bëhet fakt i kryer. Reforma territoriale dhe zgjedhore absolute për ne”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



