Ashtu siç paralajmëroi më herët përmes një mesazhi drejtuar kolegëve, Enkelejd Alibeaj mblodhi një pjesë të grupit parlamentar të PD-së edhe pse “Rithemelimi” me në krye Berishën u kishte bërë thirrje deputetëve ta bojkotonin mbledhjen me argumentin se Alibeaj përfaqëson vetëm veten e tij dhe jo grupin.
Por Alibeaj nuk është i këtij mendimi ku i lexoi medias nene të rregullores se ai është kryetar i grupit dhe se ka të drejte që të thërrasë mbledhjen.
Megjithatë Alibeaj nuk lexoi një nen tjetër të rregullores nëse do ta mbante mbledhjen edhe pa kuorum duke i sugjeruar medias ta lexonte vetë këtë pjesë.
“Për mbledhje të Grupit Parlamentar ka një rregullore që përcakton të drejta dhe detyrimet. Në rregulloren e miratuar në 2017 ka një nen që përcakton që mbledhja e Grupit Parlamentar përcaktohet nga kryetari i grupit. Pra është një detyrim që duhet të ushtrohet nga kryetari i Grupit parlamentar, pra duhet të respektohet dhe dëgjohet zërin e secilit deputet”, tha ai
Alibeaj dha një përgjigje shpërfillëse dhe me ironi kur u pyet se ai nuk njihet nga pala tjetër Rithemelimi.

Ndërkohë, në selinë e PD-së u panë të hynin në mbledhje Jorida Tabaku, Dhurata Çupi, Merita Bakiu, Oriola Papmuri, Lindita Metaliaj, Sajmir Koreshi, Kastriot Piroli, Dashnor Sula, Zheni Gjergj, Selaudin Jakupllari dhe deputetë të tjerë, gjithsej 22, pa kuorumin e duhur për të mbledhur grupin nga 52 që ka PD, përjashto aleatët.
Me pjesëmarrjen e deputetëve në grup, në PD janë evidentuar plot tre grupime, ata që iu përgjigjën ftesës, ata që janë ende të pavendosur dhe deputetet tashmë të rreshtuar me Rithemelimin.
Mbledhja zgjati mbi dy orë në selinë e PD dhe deputetët nuk dolën me njw qëndrim se si duhet të jetë profili i Presidentit të ardhshëm, por konfirmuan se PD duhet të jetë pjesë e procesit ndryshe nga qëndrimi i shpallur nga “Rithemelimi”.
Ndërkohe, Berisha mbledh të premten Këshillin Kombëtar po për të njëjtën cështje.
Por Alibeaj tha se të premten nuk ka mbledhje të Këshillit Kombëtar të PD-së.
Sipas tij, Partia Demokratike i ka institucionet e veta dhe se nuk preferon të komentojë mbi struktura paralele.
“Është e mira që ta shihni tek të gjitha mbledhjet e grupit parlamentar. Nuk janë deputetët e PD-së, dele. S’kanë për të qenë të tillë. Kuorumin dhe shumicën e di mirë. Nëse s’janë sigurisht që s’janë. Këshillin Kombëtar i PD-së? Këshilli Kombëtar i PD-së nuk ka mbledhje nesër. Jo. PD i ka institucionet e veta, ka kryesinë e saj, ka Këshillin Kombëtar të saj. Ka Kuvendin e saj, e ka të regjistruar. Institucionet paralele nuk ekzistojnë. Sjellja ime dhe të tjerëve. Nesër jo nuk ka mbledhje të Këshillit Kombëtar të PD-së. Nuk dua që t’i hedh dru zjarrit që djeg demokratët” – tha Alibeaj.
Kush ishte në mbledhje:
- Kastriot Piroli
- Orjola Pampuri
- Jorida Tabaku
- Dhurata Çupi
- Merita Bakiu
- Lindita Metaliaj
- Emilja Koliqi
- Seladin Jakupllari
- Dashnor Sula
- Zheni Gjergji
- Eralda Tase Bano
- Saimir Korreshi
- Ervin Salianji
- Kreshnik Çollaku
- Enkelejd Alibeaj
- Ferdinant Xhaferraj
- Arbi Agalliu
- Gazment Bardhi
- Lefter Gështenja
- Flamur Hoxha
- Andia Ulliri
- Ilda Dhori
Kush mungoi:
- Grida Duma
- Agron Gjekmarkaj
- Flutura Acka
- Alfred Rrushaj
- Xhelal Mziu
- Helidon Bushati
- Greta Bardeli
- Bledion Nallbati
- Fation Veizaj
- Tomor Alizoti
- Zef Hila
- Radamadan Lika
- Lulzim Basha
Munguan edhe deputetët e “Rithemelimit”
1.Flamur Noka
2.Edi Paloka
3.Tritan Shehu
4.Albana Vokshi
5.Luciano Boçi
6.Edmond Spaho
7.Luan Baçi
8.Agron Shehaj
9.Sorina Koti
10.Oerd Bylykbashi
11.Isuf Cela
12.Bujar Leskaj
13.Belind Kelliçi
14.Sali Berisha
15.Elda Hoti
16. Ina Zhupa
17. Kasem Mahmutaj
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



