Shendet

Shkon në 300 numri i fëmijëve me hepatitin akut

Janë shënuar 300 raste të fëmijëve me hepatitin akut në 20 vende të botës, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Zyrtarët shëndetësorë në mbarë botën po hetojnë një rritje misterioze të rasteve me hepatitin që prek mëlçinë.
Që nga 1 maji, OBSH tha se shumica e rasteve të fëmijëve të vegjël me hepatit ishin zbuluar në Evropë. Gjithashtu është raportuar një numër të vogël rastesh në Amerikë dhe Azinë Juglindore.

Rastet e para të këtij hepatiti të pazakontë u vërejtën në Skoci te fëmijët nën moshën 10 vjeç. Më shumë se 140 raste janë duke u hetuar në Mbretërinë e Bashkuar.
Shumica e fëmijëve në Mbretërinë e Bashkuar kishin një formë të lehtë të inflamacionit të mëlçisë, megjithëse 10 fëmijë kanë pasur nevojë për transplantim të mëlçisë.

Nivele më të larta se normalja

OBSH thotë se nuk është ende e qartë nëse ka pasur një rritje të rasteve të hepatitit. Apo një rritje të ndërgjegjësimit për gjendjen që normalisht do të kalonte pa u zbuluar.
Shkencëtarët besojnë se një virus i zakonshëm që është rikthyer që nga pandemia mund të jetë shkaktar. Kohët e fundit mendohet se adenoviruset kanë qarkulluar në nivele shumë më të larta se normalja.
Adenovirusi ishte patogjeni më i zakonshëm i zbuluar në rreth tre të katërtat e fëmijëve në Mbretërinë e Bashkuar që kishin hepatit.
Dhe një lloj i veçantë adenovirusi, i quajtur F41, u gjet në një të katërtën e gjakut të atyre fëmijëve.

I njëjti adenovirus raportohet gjithashtu të jetë gjetur në nëntë fëmijë me hepatit në Shtetet e Bashkuara.
Ndërsa fëmijët e raportuar në Gjermani, kishin pak javë që kishin kaluar Covid-19.
Kështu ekspertët shëndetësorë ende e kanë të paqartë arsyen e këtij hepatiti.
Zyrtarët shëndetësorë në Mbretërinë e Bashkuar besojnë se fëmijët e vegjël, të cilët nuk u ekspozuan ndaj viruseve të zakonshme gjatë pandemisë Covid-19.
Ka 50 lloje të ndryshme të adenoviruseve dhe ato në përgjithësi shkaktojnë ftohje. Ata rrallë shkaktojnë hepatit tek fëmijët e shëndetshëm.
“Ndërsa adenovirusi është një hipotezë e mundshme, hetimet vazhdojnë për gjetjen e agjentin shkaktar”, tha OBSH.
Burimi:BBC/Përshtati:Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë