Individët me ankth dhe depresion kanë më shumë gjasa të zhvillojnë disa sëmundje kronike.
Një studim i ri i botuar në revistën “JAMA Network Open” tregon se ka një lidhje mes këtyre problemeve shëndetësore.
U analizuan të dhënat shëndetësore të 40,360 të rriturve. Ekipi hulumtues i ndau të rriturit në tre grupmosha sipas gjinisë: 20, 40 dhe 60 vjeç.
Pjesëmarrësit u ndanë më tej në katër grupe. Ata me ankth; depresioni; ankth dhe depresion, ose as ankth dhe as depresion.
Gratë në të tre grupmoshat dhe burrat në të 20-at që kishin ose depresion ose ankth, ishin më të rrezikuar për sëmundje kronike.
Ata ishin të rrezikuar nga hipertensioni, astma, sëmundjen pulmonare obstruktive kronike (COPD) dhe shumë kancerë.
“Ne priremi t’i mendojmë të rinjtë si të aftë dhe të shëndetshëm. Ne gjithashtu mendojmë se sëmundjet kronike prekin vetëm të moshuarit. Por ka shumë të rinj që jetojnë me sëmundje kronike”, tha Jasmin Wertz, psikologe në Universitetin e Edinburgut.
Nga të gjitha gratë në studim, gratë në të 20-at e tyre kishin më shumë gjasa të zhvillonin sëmundje kronike nëse kishin ankth dhe depresion.
Nga burrat në studim, ata me ankth dhe depresion në grupin e moshës 20 vjeç kishin më shumë gjasa të zhvillonin një gjendje kronike, me një rritje të rrezikut gati 72% krahasuar me grupin e kontrollit.
Shpjegime të mundshme për pabarazitë
“Studiuesit nuk ishin në gjendje të përcaktonin pse gratë kishin më shumë gjasa të prekeshin sesa burrat, por ka disa hipoteza të mundshme”, tha autori i studimit William Bobo, psikiatër.
Gratë kanë më shumë gjasa të diagnostikohen me çrregullim ankthi të përgjithësuar sesa burrat, sipas ekspertit.
Faktorët hormonalë, biologjikë dhe psikologjikë mund të luajnë gjithashtu një rol, shtoi Bobo.
Si të ulni rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet.
Ka trajtime të sjelljes dhe farmakologjike për ankthin dhe depresionin, të cilat janë treguar se përmirësojnë mirëqenien e pacientit, thanë ekspertët.
Përfshirja e aktivitetit të mjaftueshëm fizik , meditimi dhe gjumi në rutinën tuaj të përditshme janë një ndihmë e madhe sipas ekspertëve.
Përveç këtyre aktiviteteve, shmangia e pirjes së duhanit dhe pijeve të rënda mund të ndihmojë në uljen e rrezikut.
Burimi:CNN/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje