Një grup studiuesish kanë krijuar embrionin e parë krejtësisht artificial, pra jo nga vezët dhe spermatozoidët, por nga qelizat staminale. Studiuesit arritën të krijonin embrionin e një miu, i cili nisi të zhvillohej në mitër, por nuk arriti deri në fazën përfundimtare. Embrioni krijon mundësinë të studiohen fazat e hershme të një gjallese dhe në të ardhmen mund të çojë në krijimin e qënieve të para artificiale.
Testimi – Pika e fillimit ishin dy familje qelizash staminale, ato që krijojnë placentën dhe ato nga të cilat do të formohej organizmi i ri. Në provëzat e testimit qelizat krijuan një strukturë të ngjashme me atë të një embrioni në fazën fillestare të zhvillimit, të quajtur blastocist, në të cilin u formula një trastëz që mban qelizat staminale.
Embrioni artificial që arriti një strukturë të ngjashme është quajtur “blastoidi” , e cila është një sferë e vogël e ndarë nga shtresa të holla. Nuk mund të përjashtohet që në të ardhmen ky testim t’i hapë rrugë krijimit të gjallesave të para artificiale, por aktualisht është një laborator i përkryer për të studiuar fazat fillestare të zhvillimit të embrionit, ato në të cilat formohet placenta dhe vendosja e saj në mitër, proces që në shumë raste është përgjegjës për dështimin e shumë shtatëzanive.
Embrioni artificial u krijua nga Instituti i Mjekësisë Rigjeneruese të Universitetit të Maastricht në Holandë, nga një staf i udhëhequr nga Nicolas Rivron. Studimi është botuar në revistën “Nature”.
Solving the problem of falsified medications
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.