Shendet

Shtatë orë gjumë gjatë natës janë ideale

Shtatë orë gjumë janë ideale në moshën e mesme dhe të vjetër, zbulon studimi.

Më shumë se shtatë orë gjumë lidhet me performancën më të keqe njohëse dhe shëndetin mendor.
Studimi i rreth 500,000 të rriturve nga 38 deri në 73 vjeç zbuloi se gjumi i tepërt ose i pakët ishin të lidhur me performancën më të keqe njohëse. Gjithashtu ndikon dhe në shëndetin mendor, duke nxitur ankthin dhe depresionin.

Barbara Sahakian, nga departamenti i psikiatrisë i Universitetit të Kembrixhit, tha se më shumë se shtatë orë ndikonin për keq.
“Është shumë e qartë se proceset që ndodhin në trurin tonë gjatë gjumit, janë shumë të rëndësishme për ruajtjen e shëndetit tonë fizik dhe mendor”,shton Sahakian.

Fjetja e një nate të mirë, shtoi ajo, ishte e rëndësishme në të gjitha fazat e jetës, por veçanërisht kur njerëzit plaken.

Foto ilustruese-Grua në moshën e mesme në gjumë.Marrë nga interneti.02.05.2022.


Një arsye e mundshme për lidhjen midis gjumit të pamjaftueshëm dhe rënies njohëse mund të jetë ndërprerja e gjumit. Kjo gjë sjell pasoja sepse gjumi është i rëndësishëm për konsolidimin e kujtesës.

Studimi, i cili përdori të dhëna nga Biobank në Mbretërinë e Bashkuar, përfshiu imazhe të trurit dhe të dhëna gjenetike për pothuajse 40,000 pjesëmarrës. Ai zbuloi se zona e trurit më e prekur nga gjumi ishte rajoni që përmban hipokampusin, qendrën e kujtesës së trurit.


Analiza zbuloi se njerëzit që flinin shtatë orë në natë dolën më mirë në testet e kryera. Testet përmbanin shpejtësinë e përpunimit, vëmendjen vizuale, kujtesën dhe aftësitë për zgjidhjen e problemeve.

Megjithatë, studimi nuk provon një lidhje shkakësore. Lidhja midis gjumit dhe disa çrregullimeve të trurit është komplekse. Për shembull, pagjumësia janë një simptomë e zakonshme tek njerëzit me demencë.

“Nuk mund të themi përfundimisht se shumë pak ose shumë gjumë shkakton probleme njohëse. Por analiza jonë duket se e mbështet këtë ide”,tha Jianfeng Feng, nga Universiteti Fudan në Shangai.
Hulumtimi është publikuar në revistën “Nature Aging”.
Burimi: The Guardian /Përshtati: Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë