Sipas raportit “Helmimi i kafshëve të egra në Ballkan” në Shqipëri ka një mungesë të theksuar të njohurive, kapaciteteve dhe burimeve në lidhje me kafshët e egra që ngordhin nga helmimi.
Në një anketë që përfshiu 100 të anketuar, shumica blegtorë, fermerë, veterinarë dhe policë në zonat ku ndodhen kafshët e egra u zbulua se nuk janë të informuar për praninë dhe shumimin të llojeve kryesore të shkabave në vend. 56% e të anketuarve besojnë se Shqipëria mund të jetë një terren pjellor për Shkabat egjiptiane por jo për llojet e tjera.
Gjithashtu, të anketuarit kishin pak informacion mbi kërcënimet kryesore që u bëhen kafshëve të egra.
Ndërsa helmimi i kafshëve të egra identifikohet si kërcënimi më i madh nga më pak se 15% e të anketuarve, 35% mendojnë se rrezikimi i specieve të ndryshme mund të jetë për disa shkaqe të tjera dhe 17% e të anketuarve pohojnë se nuk janë të informuar. Fermerët, veterinerët dhe policët kishin gjithashtu pak njohuri për çështjen e helmimit të kafshëve të egra.
Njohuritë e të anketuarve në lidhje me shkaqet e helmimit të shkabave dhe kafshëve të egra është i kufizuar dhe i paqartë, pasi disa e identifikojnë karremin helmues të destinuar për të tjera kafshë (29%) dhe helmimi i shkabave është aksidental. Në të njëjtën kohë, rreth 50% e të anketuarve besojnë se helmimi i kafshëve të egra ndodh kryesisht me dashje, nga abuzimi me substancat helmuese legale si pesticide, insekticide etj.
Shumica e të anketuarit që kanë qenë dëshmitarë/dëgjuar për raste të helmimit në 10 vitet e fundit besojnë se incidentet ishin rezultat i helmimit të qëllimshëm të çdo lloj kafshe brenda vendbanimeve dhe zonave të banuara. Kjo nënkupton nevojën për mbrojtje më të mirë të pronës, bagëtive dhe kafshëve shtëpiake.
Një pjesë thanë se kafshët e egra helmohen qëllimisht sepse “ato kanë shqetësuar dikë”.
Nga ana tjetër, përgjegjësia për raportimin e incidenteve të helmimit tek autoritetet u atribuohet gjuetarëve dhe veterinerëve, si dhe popullatës së përgjithshme. Megjithatë, më shumë se 70% e të anketuarve besojnë se njerëzit që raportojnë dikë për helmim të kafshëve të egra rrezikojnë grindje dhe konflikte në komunitetin e tyre, që është një nga problemet më të mëdha. 40% e të anketuarve janë të shqetësuar për rreziqet e mundshme dhe thonë se do të raportonin vetëm nëse nuk do të kishte pasoja negative për to, ndërsa 1 në 5 deklaruan se nuk do të raportonin në asnjë rast një helmim. Kur bëhet fjalë për masat për parandalimin dhe luftimin e helmimit të kafshëve të egra, 90% e të anketuarve perceptojnë se shteti/qeveria duhet financiarisht të kompensojë dëmin e blegtorisë dhe fermerëve të shkaktuar nga kafshët e egra dhe se duhet të investohen burime shtesë për informimin e popullatës së përgjithshme rreth problemit.
Por, 4 nga 10 të anketuarit thonë se njeriu duhet të sundojë kudo, me një numër afërsisht të njëjtë që mendojnë se duhet të zhduket ideja e sundimit të njeriut mbi natyrën.
Ndërkohë, në një tjetër anketë ku të anketuarit ishin punonjës të shërbimit veterinar u zbulua se ato ishin të mirë informuar se Shkaba egjiptiane, e vetmja specie e shkabave që shumohet në Shqipëri është e pranishme në vend. Megjithatë, një pjesë e të anketuarve mendonin se Shkabba ende shumohet në Shqipëri dhe një numër i vogël i të anketuarve thanë se në Shqipëri janë të pranishme edhe Shkaba Cinereous dhe Turkey Vulture.
Helmimi i kafshëve të egra perceptohet si kërcënimi kryesor për popullatat e shkabave në Shqipëri. Më shumë se gjysma e të anketuarve besojnë se Gjirokastra është qarku ku kafshët e egra helmohen më shpesh, ndërsa një numër i konsiderueshëm (rreth një e treta) pretendojnë se nuk janë të informuar për rajonin(et) ku kafshët e egra helmohen më së shpeshti. Të anketuarit besojnë se zbatimi i ligjit, dënimet e ulëta dhe vendosja e rrallë e gjobave janë arsyet pse helmimi i kafshëve të egra vazhdon të ndodhë në vendin tonë.
Lidhur me sanksionet për veprime të ndryshme të dëmshme për kafshët dhe mjedisin, shumica e të anketuarve pajtohen që të gjitha format e vrasjes masive të kafshëve (kurthi, helmimi, eksplozivët, etj.) duhet të jenë të rënda. Lidhur me rolin e Policisë në hetimin e incidenteve të helmimit të kafshëve të egra, të anketuarit i vlerësojnë në të njëjtën kohë kapacitetet e policisë si të pamjaftueshme, si në aspektin e pajisjeve ashtu edhe në aspektin e edukimin dhe trajnimin e forcave policore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



