Kryeministri Edi Rama falenderoi personalisht Ambasadoren Yuri Kim për përpjekjet e bëra prej saj për të sjellë në Shqipëri investime amerikane.
“Dua t’iu falënderoj të gjithëve për praninë tuaj dhe e kam zët ta them, por më duhet të falenderoj ambasadoren amerikane, sepse ajo ka qenë gur themeli në hapjen e një dere për punë të vërtetë dhe investimesh vërtetë të mëdha në vendin tonë, që ka të bëjë me pjesën më themelore të jetës sonë të përditshme në ditët e sotme, që është furnizimi me energji dhe varësia energjetike”, tha Rama.
Se pse e ka zët ta falenderojë, Rama e shpjegoi më tutje.
“Sepse të falënderosh perandoritë nuk është kënaqësi-sjellëse, por njëkohësisht jam vërtetë mirënjohës dhe më duhet të them se pas 30 vitesh që na kanë furnizuar me parime dhe standarde më së fundmi, SHBA po na jep vërtetë karburant dhe energji. Nuk e kam për natyrë, por jeta kështu e ka dhe ndaj na pëlqen ta jetojmë këtë jetë dhe që të jemi në partneritet me ta, që jemi të gjithë së bashku këtu dhe që ata na vëzhgojnë sepse ata gjithmonë na thonë “Ju vëzhgojmë”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.