Gazeta Si – Dëmtimi i mesfushorit të Kombëtares, Keidi Bare, ka rezultuar serioz. Dhe ky është një lajm i keq për trajnerin Edi Reja në prag të ndeshjeve të para në Ligën e Kombeve, që luhen në muajin qershor.
Bare la fushën pas pjesës së parë të ndeshjen me Valekanon para disa ditësh, për shkak të një dëmtimi në gju. Një dëmtim që duket se do ta lërë atë për një kohë të gjatë jashtë fushave, ndoshta edhe dy muaj. Kjo do të thotë se prania e mesfushorit në ndeshjet ndaj Islandës dhe Izraelit është në dyshim të fortë.

Bare është një nga titullarët kryesorë të Kombëtares shqiptare dhe kuptohet që mungesa e tij do t’i prishë shumë punë trajnerit Reja. Tashmë një alternativë më shumë për italianin është Kristjan Asllani, i cili me shumë mundësi do të marrë vendin e Bares në ndeshjet e qershorit, gjithmonë nëse fieraku nuk ia del të rikuperohet në kohë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




