Njerëzit që kanë diabet të tipit 2, janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru.
Studiuesit e udhëhequr nga Universiteti i Tel Avivit , Izrael, zbuluan se ata kishin deri në 1.6 herë më shumë gjasa të vuanin nga sëmundjet e zemrës. Gjithashtu kishin 1.8 herë më shumë gjasa të kishin një goditje në tru.
Shkencëtarët treguan gjithashtu se rënia e kujtesës mund të jetë një shkak. Sipas tyre kjo bën që pacientët të mos i marrin ilaçet rregullisht.
“Kjo mund të shkaktojë nivele të pakontrolluara të sheqerit në gjak, duke dëmtuar enët e gjakut dhe nervat duke siguruar funksionimin e duhur të zemrës,”shtojnë ekspertët.
Njerëzit që kanë diabet tashmë dihet se kanë dy herë më shumë gjasa të vuajnë nga problemet e zemrës.
Por pak studime kanë vënë në dukje një lidhje midis dëmtimit njohës te diabetikët dhe një rreziku më të lartë që ata të vuajnë nga kjo gjendje.
Në një studim botuar të enjten në “Journal of Clinical Endokrinology and Metabolism”, shkencëtarët gjurmuan 9,000 njerëz me diabet të tipit 2, duke përfshirë 900 me dëmtime njohëse, për pesë vjet.
Një dëmtim kognitiv përkufizohej si përpjekje për të kujtuar diçka, për të mësuar një aftësi të re, për t’u përqëndruar ose për të marrë një vendim. Kjo përfshinte raste të Alzheimerit dhe demencës.
Pjesëmarrësit ishin rreth 68 vjeç, kryesisht femra dhe kishin vuajtur nga diabeti për një periudhë të gjatë.
Nga 529 pjesëmarrësit me dëmtim njohës, 85 pësuan një sëmundje kardiovaskulare (16 përqind).
“Studimi ynë gjeti rezultate të ulëta në testet njohëse që parashikonin sëmundje të zemrës tek njerëzit me diabet dhe faktorë të tjerë të rrezikut të zemrës,” tha Hertzel Gerstein, një profesor i mjekësisë në Universitetin McMaster në Hamilton, Kanada.
Shkencëtarët thanë gjithashtu se dy teste të zakonshme të përdorura për të diagnostikuar dëmtimet njohëse, mund të përdoren për të përcaktuar rrezikun e problemeve të zemrës.
Burimi:Daily Mail/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje