Shkencë

Për herë të parë zbulohen modelet në ADN-në e kancerit

Analiza e mijëra tumoreve ka zbuluar një grup dhënash rreth shkaqeve të kancerit. Ky është një hap i rëndësishëm drejt personalizimit të trajtimit të kancerit.
Studiuesit thonë se për herë të parë është e mundur të zbulohen modele, të quajtura nënshkrime mutacionale, në ADN-në e kancerit.
Këto ofrojnë të dhëna, duke përfshirë nëse një pacient ka pasur ekspozim në të kaluarën ndaj shkaqeve mjedisore të kancerit si duhanpirja ose rrezet UV.

Nënshkrime i lejojnë mjekët të shikojnë tumorin e secilit pacient dhe ta përshtatin atë me trajtime dhe medikamente specifike.

Ekspertët shpjegojnë se mund të zbulohen vetëm përmes analizës së sasive të mëdha të të dhënave të zbuluara nga sekuenca e të gjithë gjenomit.

Autorja kryesore e studimit, Serena Nik-Zainal, është profesoreshë e mjekësisë gjenomike dhe bioinformatikës në Universitetin e Kembrixhit tregon se, përdorimi i sekuencës së plotë të gjenomit mund të identifikojë se cilat ‘gjurmë’ janë të rëndësishme dhe të zbulojë se çfarë ka ndodhur me zhvillimin e kancerit.

Studiuesit analizuan përbërjen e plotë gjenetike ose sekuencat e gjenomit të plotë, të më shumë se 12,000 pacientëve me kancer.
Ata ishin në gjendje të dallonin 58 nënshkrime të reja mutacionale, duke treguar se ka shkaqe shtesë të kancerit që ende nuk janë kuptuar plotësisht.
Andrea Degasperi, bashkëpunëtor kërkimor në Universitetin e Kembrixhit tha se sekuenca e të gjithë gjenomit na jep një pamje totale të të gjitha mutacioneve që kanë kontribuar në kancerin e çdo personi.
Ky hulumtim u mbështet nga organizata “Cancer Research UK” dhe u botua në revistën “Science”.
Burimi: The Guardian/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë