Gazeta “Si”– Në Shqipëri burrat me rritjen e moshës kanë një tendencë për të qenë të varur nga alkooli. Sipas të dhënave të përgjithshme statistikore 31,8 % e burrave në vend, kanë deklaruar se pinë alkool 1 deri në 3 ditë në muaj ose më pak.
Abuzimi me alkoolin është një problem serioz i cili në vetvete mbart një rrezik të madh në shëndetin e popullatës, si dhe shumë probleme familjare, sociale dhe të punësimit.
Nga të dhënat e INSTAT rezulton se tek meshkujt në vendin tonë grup mosha 35-39 vjeç është më e predispozuar të konsumojë shumë alkool. Ndërsa, vërehet se alkooli nga gratë konsumohet më së shumti nga ato +45 vjeç.

Abuzimi me alkoolin përbën një problem serioz për shëndetin e popullatës, duke u shoqëruar me probleme shëndetësore, sociale dhe ekonomike afatshkurtra apo afatgjata.
Në Shqipëri, rezultatet e tri studimeve ARHS 2002, ADHS 2008-09 dhe ADHS 2017-18, të ISHP kanë nxjerrë në pah se gjatë 12 muajve të fundit para kryerjes së studimit, afërsisht 30% e grave dhe 60% e burrave konsumojnë alkool.
Gjithashtu, që prej vitit 2018 me rritjen e moshës burrat kanë tendencë të konsumojnë më tepër alkool se gratë.

Prevalenca e konsumit të alkoolit paraqitet në ulje për të dy gjinitë, nga 62.8% (ADHS 2008-09) në 59.6% (ADHS 2017-18) për burrat e grup-moshës 15-49 vjeç dhe nga 35.5% në 28.3% tek gratë e po të njëjtës grup-moshë.
Ndërkaq, sipas OBSH, në mbarë botën çdo vit rreth 3 milion vdekje rezultojnë nga abuzimi me alkoolin, kjo përfaqëson rreth 5.3% të të gjitha vdekjeve.
Abuzimi me alkoolin është gjithashtu përgjegjës për më tepër se 200 sëmundje apo lëndime.Të dhënat tregojnë se përdorimi i dëmshëm i alkoolit shkakton rreth 5.1% e barrës globale të sëmundshmërisë.
Studimet e fundit kanë vërtetuar lidhjen midis abuzimit me alkoolin dhe rrezikun për sjellje me rrisk duke u prekur më tej nga sëmundje infektive të tilla si tuberkulozi apo dhe HIV/AIDS.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje