Vdekjet globale nga rezistenca e antibiotikëve janë rritur gjatë 5 viteve të fundit. Në fillim të këtij viti janë shënuar 5 milion vdekje në të gjithë botën. Shkencëtarët thonë se njerëzit duhet të jenë më të kujdesshëm me trajtimet, duke i përdorur ilaçet më pak.
Christopher Murray, një mjek i Universitetit të Uashingtonit dhe bashkautor i një studimi të botuar në “The Lancet” mbi krizën në zhvillim, ka paralajmëruar se viktimat po rriten.
Murray vlerësoi në fillim të këtij viti se deri në 5 milionë njerëz në mbarë botën kanë vdekur nga rezistenca e antibiotikëve.

Duke folur në një leksion të hapur në Universitetit të Çikagos, Murray tha se kjo e dhënë vjen nga studimet dhe anketat spitalore nga më shumë se 200 vende.
Këto u futën më pas në një model statistikor, për të vlerësuar numrin e njerëzve që vdesin nga sëmundjet globalisht. Sipas të dhënave rreth një milion vdekje u shkaktuan drejtpërdrejt nga rezistenca e antibiotikëve.
Murray gjithashtu tregoi që vdekjet nga pneumonia mund të dyfishohen nëse super-bakteret përhapen mjaftueshëm.
Rezistenca ndaj antibiotikëve konsiderohet nga shkencëtarët si një nga kërcënimet kryesore shëndetësore në botë, krahas ndryshimeve klimatike dhe terrorizmit. Kjo sepse i lejon bakteret të shmangin ilaçet e zakonshme dhe dikur efektive, duke i lënë mjekët të paaftë për të trajtuar sëmundjet dikur të shërueshme.
Antibiotikët funksionojnë duke sulmuar bakteret e rrezikshme – të tilla si E.coli që mund të shkaktojë dështimin e veshkave. Por nëse ilaçet përdoren shumë shpesh, bakteret mund të bëhen rezistente, duke i bërë trajtimet joefektive.
Bakteret gjithashtu mund të bëhen rezistente nëse merren doza të pasakta ose nëse ekspozohen ndaj niveleve të ulëta të antibiotikut. Sipas ekspertëve një tjetër bakter që po bëhet rezistent, është edhe C.difficile. Një bakter mund të shkaktojë dëmtime të përhershme në zorrën e trashë dhe gonorrenë, sëmundje seksualisht e transmetueshme.
Burimi:Daily Mail/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje