Tek pacientët me Covid-19 mund të kenë një rrezik të shtuar për mpiksje të gjakut , që kërcënon shikimin për disa muaj pas infeksionit. Për shkak se infeksionet Covid-19 rrisin rrezikun e pengesave të enëve të gjakut në zona të tjera në trup, studiuesit analizuan, gjysmë milioni pacientë me Covid-19.
Ata donin të shikon do të zhvillohej mpiksja në venat ose arteriet e retinës, indit nervor. Ky ind ndodhet në pjesën e prapme të syrit dhe funksionon si transmetues i imazheve në tru.
Gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, 65 pacientë patën një bllokim të venave të retinës. Ky rezultat pasqyron një rritje statistikisht domethënëse prej 54% krahasuar me normat e infeksionit para Covid-19, thuhet në raportin e botuar të enjten në revistën mjekësore “JAMA Ophthalmology”.

Mpiksjet e arterieve të retinës ishin 35% më të zakonshme pas Covid-19 sesa më parë, por ky ndryshim mund të ketë qenë për shkak të rastësisë.
Mpiksjet u shfaqën më shpesh te pacientët me probleme të tjera shëndetësore, që rrisin rrezikun e problemeve të enëve të gjakut, si diabeti, presioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli i lartë.
Rreziku i mpiksjes nuk duket të jetë i lidhur me ashpërsinë e infeksionit me koronavirus. Studimi nuk mund të provojë saktësisht se Covid-19 ishte shkaku kryesor për mpiksjen e gjakut në sytë e këtyre pacientëve. Ekspertët shpjegojnë se nevojiten studime më të mëdha për këtë çështje.
Burimi:Reuters/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje