Njerez

Shifrat e frikshme të abortit: rreth 80 % ndodhin spontanisht!

Raporti lindje-abort tregon se për çdo 6,2 lindje, ka ndodhur paralelisht edhe një abort.
borti i friksham ne shqiperi-shifrat

Suela është 39 vjeç dhe nënë e dy fëmijëve. Një vit më parë, ajo thotë se  u përball me një përvojë shumë të vëshirë në jetën e saj. Një abort, që i rrezikoi jetën.

Eshtë e papunë dhe me të ardhura minimale në familje. I vetmi që punon në familje është bashkëshorti shofer. Suela e ka gati të pamundur që të rrisë edhe një fëmijë tjetër.

Ajo tregon se përveç dy lindjeve ka kryer deri tani shtatë aborte edhe pse ishin të rënda për të, fizikisht edhe psikologjikisht. Suela nuk është penduar që i ka kryer, pasi në kushtet ku ndodhet nuk ka asnjë zgjidhje tjetër.

Rasti i Suelës në fakt nuk është i izoluar.

Në të gjithë vendin janë me qindra gratë, të cilat detyrohen të abortojnë për pamundësi ekonomike.

Sipas të dhënave nga raporte të ndryshme të UN Women dhe dhe disa  organizatave, por edhe nga Instituti i Statistikave- gratë e papuna dhe në zona periferike të Shqipërisë vazhdojnë të jenë të rrezikuara nga abortet dhe nga mungesa e qasjes në shërbimet e shëndetit riprodhues.

Gjatë 2 viteve të vështira të pandemisë të shkatuara nga  COVID-19, pasha e  abordeve u rrit edhe më shumë.

Ka pasur raste kur vajza apo gra, që për shkak të pamundësisë për të marrë shërbim shëndetësor apo stimgës së turpit sipas tyre. janë përpjekur të abortojnë në kushte shtëpie.

Alma, është  një vajzë 17-vjeçare, që i përket komunitetit rom në një qytezë të vogël në vend.

E frikësuar se mos ishte shtatzënë ajo provoi një mënyrë ‘tradicionale’ të ndërprerjes së shtatzënisë.

“Mora një gotë plot me verë të kuqe, e zieva mirë dhe hodha atje disa aspirina. I përzieva mirë derisa shkrinë dhe më pas i piva”,- tregon ajo.

Fatmirësisht, Alma shpëtoi dhe disa ditë më vonë, kur shkoi në spital mësoi se nuk ishte shtatzënë, megjithatë e vendosi veten përballë rrezikut për jetën.

A janë shumica e  abordeve të provokuara?

“Ka dy kategori abortesh, spontane dhe të provokuara. Aborti i provokuar është një veprim i ndërmarrë me qëllim për të ndërprerë barrën kryesisht për arsye shëndetësore. Të gjitha abortet e tjera konsiderohen spontane”-thonë  staticienët. Një botim i INSTAT të quajtur “Burrat dhe Gratë” tregon se numri i aborteve në vitin 2020 ishte 4.540. Abortet spontane mbajnë peshën më të madhe të aborteve duke përbërë 80,8 % të totalit, në vitin 2020.

Në vitin 2020, për çdo 1.000 lindje të gjalla ka patur 162 aborte. Raporti lindje-abort tregon se për çdo 6,2 lindje, ka ndodhur paralelisht edhe një abort.

Pjesa më e madhe e aborteve kryhen nga gratë e grupmoshës 20-34 vjeç, e cila është dhe grupmosha më riprodhuese e gruas.

Në moshën 17 vjeçare kemi vlerën më të lartë të këtij treguesi: 104 aborte për 1.000 lindje të gjalla.

Numri më i lartë i aborteve është kryer nga gratë me nivel arsimor 9 vjeçar dhe të mesëm, përkatësisht me 31,0 % dhe 25,2 %.

 Peshën më të vogël e zënë gratë me nivel arsimi fillor (2,5 %). Përqindja e aborteve nga gratë me nivel arsimor të lartë zë 21,1 % të totalit.

Rreth  73,7 % e aborteve janë kryer nga gratë e martuara. Rreth 6,7 % nga gratë beqare. Abortet nga gratë e divorcuara ose të ve janë në nivele shumë të ulëta.

Abortet e kryera nga gratë e papuna ose të pasiguruara, ndër vite, ndjekin të njëjtin trend dhe nivele të përafërta.

Në vitin 2020, përqindja e aborteve të kryera nga gratë e punësuara shënoi një rënie prej 3,3 pikë përqindje, krahasuar me vitin e kaluar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë