Njerez

Adoleshentët që jetojnë me një prind kanë më shumë gjasa të shfaqin sjellje të rrezikshme

Adoleshentët që jetojnë vetëm me njërin nga prindërit e tyre, kanë më shumë gjasa të shfaqin sjellje ‘delikuente’ thotë një studim i ri.
Studiuesit në Suedi hulumtuan anketat e 14 dhe 15-vjeçarëve për një sërë kushtesh jetese, duke përfshirë jetesën me të dy prindërit, një prind të vetëm dhe një njerk.
Disa nga adoleshentët kishin kryer vepra të ndryshme penale, duke filluar nga gënjeshtra, grabitja dhe mbajtja e armëve të ftohta si thikë.
Adoleshentët që jetonin në familje me baba të vetëm, nënë të vetme, baba-njerkë dhe nënë-njerkë raportuan më shumë delikuencë sesa ata që jetonin me të dy prindërit e tyre, zbuluan akademikët.
Autorët e studimit kanë theksuar se nëse një adoleshent jeton vetëm me një nga prindërit e tyre biologjikë nuk do të thotë domosdoshmërish se ai është delikuent, por duhen studime të mëtejshme në këtë drejtim. Studimi i ri u publikua këtë javë në revistën “PLOS One” nga Robert Svensson dhe Bjorn Johnson në Universitetin Malmo, Suedi.
“Ky studim tregon se është e rëndësishme të kalohet në përdorimin e kategorizimeve më të detajuara të strukturës familjare në lidhje me delikuencën. Ne duhet të rrisim njohuritë tona për grupin e adoleshentëve që lëvizin midis prindërve”, thonë ata në punimin e tyre.

Ata bënë dallimin midis adoleshentëve që jetonin në rregullime familjare ose ‘simetrike’ ose ‘asimetrike’. Marrëveshjet simetrike familjare janë ato ku të dy prindërit janë beqarë, ose të dy prindërit kanë një partner të ri. Ndërkohë, rregullimet familjare ‘asimetrike’ janë ato ku ose nëna ose babai, por jo të dy, kanë një partner të ri. Studiuesit përdorën të dhëna nga katër anketa ndërseksionale të kryera midis 2016 dhe 2019 në Suedinë jugore, duke përfshirë gjithsej 3,838 adoleshentë të moshës 14 deri në 15 vjeç. Sondazhet u kryen në 17 shkolla të mesme. Të dhënat përfshinin informacion të vetë-raportuar për nëntë sjellje delikuente i dhe strukturën e detajuar të familjes.
Midis të gjithë pjesëmarrësve, adoleshentët në familje simetrike – ku prindërit jetojnë të ndarë dhe ndajnë kujdestarinë, por të dy janë beqarë ose të dy kanë partnerë të rinj – përgjithësisht raportuan nivele më të ulëta të delikuencës sesa ata në familjet asimetrike.
Një kufizim i studimit është se kampioni erdhi nga adoleshentë në vetëm një vend dhe kërkimet e mëtejshme duke përfshirë një numër më të madh adoleshentësh do tregonin të dhëna më të plota.
Burimi:Daily Mail/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë