Ndërsa njerëzit rriten, ka nga ata që janë të rrezikuar nga demenca, një grupi sëmundjesh mendore ku më e shpeshta është sëmundja e Alzheimerit, e cila prek miliona njerëz.
Aktualisht nuk ka kurë për demencën, megjithatë, ekzistojnë disa medikamente që mund të ndihmojnë me simptomat. Për më tepër, studiuesit vazhdojnë të kërkojnë mënyra për të zvogëluar ashpërsinë e simptomave ose për të parandaluar përparimin e sëmundjes.
Një studim i ri nga Universiteti AlMaarefa në Arabinë Saudite tregon se vitamina K mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër “përkeqësimit kognitiv”. Studimi i ri, i cili u prezantua në konferencën “Biologjia Eksperimentale” më 5 Prill në universitet, testoi dhënien e suplementit të vitaminës K te minjtë.
Mohamed El-Sherbiny ,autori i vjetër i studimit dhe pedagog i anatomisë shpjegoi pse vitamina K është e rëndësishme.
“Procesi i plakjes është i lidhur me përkeqësimin e funksioneve të trurit. Vitamina K është një vitaminë natyrale e tretshme në yndyrë dhe mbron trurin nga zhvillimi i Alzheimerit”, tha El-Sherbiny.
Sipas tij konsumimi i sasive të mjaftueshme të perimeve dhe frutave është i rëndësishëm për të mbajtur nivele normale të vitaminës K.

Meqenëse vitamina K mund të ndikojë në funksionimin e trurit, studiuesit në këtë studim donin të shihnin se si ndikon në funksionimin njohës te minjtë. Studiuesit kryen një provë të gjatë 17-mujore te minjtë. Njëri grup mori një suplement të vitaminës K dhe tjetri jo.
Studiuesit administruan Menaquinone-7 (MK-7), për të cilin autorët theksojnë se “është një formë kryesore e vitaminës K2″. Minjtë kaluan nëpër një sërë testesh të funksionit njohës gjatë gjithë studimit. Sipas autorëve, ata u testuan nivelin kognitiv, sjelljen depresive dhe ankthin”.
Deri në fund të studimit, minjtë që morën suplementet e vitaminës K kishin ulur nivelet e dëmtimit njohës, depresionit dhe ankthit.
El-Sherbiny tha se ky studim tregon se sa e rëndësishme është monitorimi i niveleve të vitaminës K tek njerëzit në rrezik për demencë.
“Implikimet më të rëndësishme janë vëmendja ndaj vitaminës K në popullatën e moshuar dhe lidhjes së saj me Alzheimerin e sëmundjet e tjera neurodegjenerative të lidhura me moshën”,shtoi El-Sherbiny.
Burimi: MedicalNews/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje