Shumica e sëmundjeve autoimune janë të thjeshta për t’u diagnostikuar, por të vështira për t’u trajtuar. Hulumtimi i ri i kryer nga shkencëtarët në Institutin e Kërkimeve Mjekësore Garvan, ka propozuar përdorimin e gjurmëve të gishtave, për të identifikuar shpejt se cilat trajtime janë efektive për sëmundjen nga e cila vuani. Për të qenë të saktë, ekipi analizoi gjenomikën e më shumë se një milion qelizave të vetme imune nga rreth një mijë pacientë të shëndetshëm. Studimi , i cili u botua në revistën “Science” , hap derën për zhvillimin e barnave të reja.
Trajtimi i disa sëmundjeve autoimune është shumë i ndërlikuar për shkak të kompleksitetit të sistemit imunitar dhe ai ndryshon shumë nga individi në individ. Çrregullimet përfshijnë sklerozën e shumëfishtë, artritin reumatoid, sëmundjen inflamatore të zorrëve, diabetin e tipit 1 dhe sëmundjen e Crohn.
Prandaj , profili gjenetik i një personi të vetëm mund të përdoret për të zhvilluar trajtime të personalizuara. Të dhënat tregojnë gjithashtu krijimin e mundshëm të objektivave të reja për medikamentet.
Sistemi imunitar ka për detyrë të njohë dhe të luftojë kërcënimet e jashtme ndaj trupit. Sëmundjet autoimune lindin kur sistemi imunitar, synon qelizat e shëndetshme në trup. Ilaçet aktuale janë efektive vetëm në 15% të pacientëve.
Shkencëtarët ekzaminuan gjenomikën e më shumë se një milion qelizave imune individuale, nga rreth një mijë subjekte të shëndetshme.
U hulumtuan katërmbëdhjetë lloje të ndryshme të qelizave imune. Kjo qasje individuale jep një pamje shumë më të qartë se studimet e mëparshme që analizuan qelizat e kombinuara në një mostër gjaku.
Burimi: Il Giornale/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje