Politike

Raporti i DASH, Ambasada e SHBA: Një gjyqësor i pavarur, garant për të drejtat e njeriut

Raporti i Departamentit të Shtetit mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri përgjatë vitit të kaluar rendit një sërë problematikash serioze, që nga korrupsioni, deri te liria e medias.

Për të përmirësuar këtë gjendje, Ambasada e SHBA në Tiranë mendon se përfundimi i reformës në drejtësi dhe një sistem gjyqësor i pavarur do të japë kontributin thelbësor.

“SHBA janë të përkushtuara për të vënë demokracinë dhe të drejtat e njeriut në qendër të politikës së jashtme. Siç vërehet në raportin mbi të drejtat e njeriut në Shqipëri, duhet të përfshijnë një gjyqësor të pavarur, të lirë nga presioni politik, frikësimi, apo korrupsioni. SHBA mbështet me forcë reformën në drejtësi për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për llogaridhënie të zyrtarëve të korruptuar dhe krimit të organizuar dhe forcimin e sundimit të ligjit”, thuhet në reagim.

Raporti i DASh thotë se korrupsioni ishte i përhapur në të gjitha degët e qeverisë dhe zyrtarët shpesh u përfshinë në praktika korruptive pa u ndëshkuar, ndërsa në të vlerësohet puna e prokurorisë dhe gjykatës së posaçme, si hapa domethënës në drejtimin e duhur.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë