Shendet

Studimi: Alergjitë ose astma mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Nëse keni një histori të astmës ose alergjive, mund të jeni në rrezik të shtuar të zhvillimit të presionit të lartë të gjakut dhe sëmundjeve të zemrës, zbulon një studim i ri.
Të rriturit ndërmjet moshës 18 dhe 57 vjeç që kanë vuajtur nga një çrregullim alergjik, kishin një rrezik më të lartë të presionit të lartë të gjakut, sipas hulumtimit, i cili do të prezantohet në konferencën pranverore të Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë dhe Shoqatës Koreane të Kardiologjisë në Gyeongju, Koreja Jugut.
“Rreziku më i lartë për presionin e lartë të gjakut u gjet te njerëzit me astmë”, thanë studiuesit.
Presioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli, së bashku me mungesën e stërvitjes, obezitetin, diabetin, pirjen e duhanit dhe gjenetikën, janë të gjithë kontribuesit kryesorë të sëmundjeve të zemrës, sipas Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Studimet e mëparshme kanë gjetur gjithashtu një korrelacion midis çrregullimeve alergjike dhe sëmundjeve të zemrës, por lidhja ishte e diskutueshme, thanë ekspertët. Në këtë hulumtim të fundit, shkencëtarët testuan hipotezën e tyre, duke përdorur të dhëna për mbi 10,000 njerëz me alergji që morën pjesë në Anketën Kombëtare të Intervistës së Shëndetit 2012, një anketë e drejtuar nga qeveria e popullsisë së Shteteve të Bashkuara.
Secili person kishte astmë ose të paktën një çrregullim alergjik, të tillë si një alergji respiratore, ushqimore ose lëkurës. Përveç rrezikut për presionin e lartë të gjakut, hulumtimi zbuloi gjithashtu një rrezik më të lartë për sëmundje koronare të zemrës për njerëzit midis moshës 39 dhe 57 vjeç me alergji. Sëmundja koronare e zemrës ndodh kur pllakat krijohen në muret e arterieve që furnizojnë zemrën me gjak.Bazuar në gjetjet e tyre, studiuesi inkurajoi mjekët që të shtojnë një vlerësim të rrezikut kardiovaskular në ekzaminimet klinike të njerëzve me astmë dhe alergji.
“Për pacientët me çrregullime alergjike, vlerësimi rutinë i presionit të gjakut dhe ekzaminimi rutinë për sëmundje koronare të zemrës, duhet të jepen nga klinicistët për të siguruar që trajtimet e hershme t’u jepen atyre me hipertension ose sëmundje koronare të zemrës,” tha autori kryesor i studimit Yang Guo, mjek në Spitalin Shenzhen të Universitetit të Pekinit në Kinë, në një deklaratë.

Pulmonologu Raj Dasgupta, një asistent profesor i mjekësisë klinike në Shkollën e Mjekësisë Keck në Universitetin e Kalifornisë Jugore, shpjegon se ndërsa kërkimet e mëparshme kanë treguar këtë lidhje pyetja kryesore që duhet të gjendur sipas tij është pse-ja.
“Ne nuk mund të tregojmë vërtet shkakësi, por shkenca tregon se është e lidhur me ndërmjetësuesit pro-inflamator, gjëra që shkaktojnë inflamacion në trup. Histaminat(shkaku i panjohur i çrregullimeve mendore), për shembull, nxisin rrjedhjen e gjakut në zonën ku sulmon alergjen, gjë që bën që sistemi imunitar të dërgojë antitrupa, duke shkaktuar kështu inflamacionin. Kjo është arsyeja pse shumë ilaçe kundër alergjive janë antihistamine, të krijuara për të kundërshtuar atë përgjigje inflamatore,” tha Dasputa, i cili nuk ishte i përfshirë në studim.
Megjithëse, inflamacioni është mënyra e trupit për të luftuar patogjenët, një përgjigje tepër aktive ose afatgjatë është një faktor themelor në shumë sëmundje kronike, duke përfshirë diabetin, presionin e lartë të gjakut dhe sëmundjet e zemrës.
Ai shpjegon se antihistaminet ngushtojnë rrjedhën e gjakut, ashtu si edhe medikamentet e tjera të alergjisë pa recetë.
“Ato ngushtojnë enët e gjakut jo vetëm në hundë, por në pjesën tjetër të trupit, gjë që mund të çojë në presion të lartë të gjakut dhe një rritje të rrahjeve të zemrës. Medikamente të tjera gjithashtu mund të kenë një efekt negativ në sistemin kardiovaskular, duke përfshirë steroidet(një përbërës organik biologjikisht që ndihmon në qarkullimin e gjakut) që shpesh përshkruhen për sulmet e astmës dhe urgjencat”, tha Dasgupta.
Sipas ekspertëve gjithashtu edhe steroidet rrisin presionin e gjakut, rrisin sheqerin në gjak dhe presioni i lartë dhe nivelet e larta të sheqerit në gjak janë faktorë rreziku shumë të rëndësishëm për sëmundjen e arterieve koronare dhe goditjen në tru. Ata theksojnë se ka shumë faktorë që bëjnë këtë lidhje të arsyeshme.
Burimi: CNN/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë